Eko Higjiena

Kandidatja për mis, Saranda Maliqi, bën tifo për Zvicrën

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Saranda Maliqi, kosovarja që synon titullin e më të bukurës së Zvicrës, ka pozuar për kupën botërore „Brazili 2014“.

Kosovarja Saranda Maliqi që sivjet do të garojë në mesin e dhjetëra vajzave të tjera për titullin “Mis Zvicra 2014” ka realizuar një set fotografish për ngjarjen më të madhe të futbollit në botë „Brazili 2014“.

Ajo e veshur me një dres të përfaqësueses zvicerane u ka dëshiruar fat në botëror futbollistëve shqiptarë të Zvicrës.

Ekipi favorit i kosovares me prejardhje nga komuna e Gjilanit është Zvicra.

„Zvicra, edhe për arsye që shumica e lojtarëve janë shqiptarë. Krenohem që edhe ata janë shqiptarë, të cilët e përfaqësojnë më së miri popullin tonë si komb. Janë lojtarë të shkëlqyer“, thotë Saranda për albinfo.ch.

KKVITI

12 qershori për Sarandën është ditë kur fillon festa. Fillojnë emocionet e futbollit, me flamuj dhe me automjete tifozësh.

“Are you reaaaadyyyyyyy??! GO SWITZERLAND!”, bën tifo Saranda.

Një intervistë të zgjeruar me Saranda Maliqin mund ta lexoni në numrin e radhës të revistës albinfo.ch.

Saranda garon në tetor për më të mirën e Zvicrës, bashkë me Anita Shalen, që do të jenë në mesin e tetëmbëdhjetë kandidateve të tjera.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.