Fundamenti

Kandidati shqiptar në kryetitujt e medieve zvicerane

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Në bazën e EVP-sëj janë dëgjuar komente nervoze për kandidimin e Blerim Bunjakut me këtë parti të krishterë për asamblenë e Winerthurit. Por krerët e partisë e përkrahin këtë kandidim.

Kandidimi i Blerim Bunjakut për asamblist në komunën e Winterthur-it, duke përfaqësuar një parti me parashenja fetare të krishtera – Partinë Evangjeliste Popullore (EVP) ka ngritur mjaft pluhur në shtypin zviceran. Përkatësia myslimane e kandidatit shqiptar ka qenë ajo që ka ngritur temperaturën në kokat e disa anëtarëve të kësaj partie dhe kësaj i ka bërë jehonë edhe shtypi i këtushëm.

Ka qenë së pari gazeta e Winterthurit “Der Landbote” që ka ndjekur fillin e ngjarjes, duke pyetur krerët e partisë së vogël por me ndikim se si është bërë e mundur që një mysliman të bëhet kandidat i një partie të krishterë. Pastaj gazeta “Blick” duke marrë shkas nga “Landbote” ka intervistuar Bunjakun.

“Blerim Bunjaku (35) është mysliman. Ai kandidon për EVP- në e Winterthurit për parlamentin e qytetit, (në zgjedhjet që mbahen më 9 shkurt). Kjo ka ngjallur reagime në bazën e kësaj partie të krishterë. Partia përfaqëson në mënyrë të theksuar vlerat fetare të krishtera.

Ndërsa kandidati i saj më i ri nuk përshtatet plotësisht në programin e partisë, shkruan blick.ch.

“Unë nuk jam mysliman, praktikues i fesë”, ka thënë ndërmarrësi i IT-së për gazetën “Landbote”. Ndërsa i pyetur nga blick.ch , ai shprehet: „Unë jam një zviceran krenar me rrënjë shqiptare, pasi që Zvicra është mëmëdheu im. Për mua prioritet kanë vlerat dhe arritjet. E përfaqësoj EVP-në në mënyrë të plotë. I jam bashkuar kësaj partie pasi që ajo i përfaqëson vlerat që kanë rëndësi për mua, si: parimet e drejtësisë, dashuria dhe respekti. EVP është një parti e vogël me shumë simpatizantë.

FIDANISHTJA

Më tutje, sipas asaj që e citon blick.ch, kandidati shqiptar thotë: Zgjedhja ime në Asamblenë e qytetit me siguri do të frymëzojë shumë të rinj dhe shpresoj se do t`i shtyjë ata që të ballafaqohen më tepër me politikën.

Unë dua po ashtu të përpiqem t`i reduktoj paragjykimet për njerëzit, pavarësisht drejtimit të tyre religjioz. Si zviceran unë i njoh dhe i respektoj të gjitha nacionalitetet dhe besimet fetare”.
Por, vazhdon portali, kandidimi i një myslimani nxeh kokat në bazën e partisë. Ka pasur komente nervoze për kandidimin e tij në partinë e krishterë.

Nga ana tjetër, Blerim Bunjaku për blick.ch thotë se ka marrë shumë reagime pozitive nga partia, për kandidaturën e tij. Madje ai thotë të ketë pasur zëra kritikë nga myslimanët. Këtu ai përmend një koment të një lexuesi ë albinfo.ch, i cili thotë se nuk mund ta kuptojë arsyen përse Bunjaku kandidon për Partinë Evangjeliste. “Ata i kanë sulmuar gjithmonë me të madhe faltoret tona në gjithë Zvicrën”., citihet komentuesi.
Ndërsa shefi i degës së EVP-së për Winterthur, Nik Guger, i cituar nga “Landbote” thotë se Bunjaku ka nënshkruar kodin e etikës, ku ka plotësuar se është “pa konfesion”. Ai, sipas Gugger, është shprehur qartë për vlerat “e krishtera-perëndimore”.

Kreu i partisë në qendër po ashtu e mbron Bunjakun. Kryetarja e partisë, Barbara Günthard Fitze thekson se partia nuk është përçarë, pasi që kryesia e ka miratuar njëzëri kandidimin e Bunjakut. “Jezu Krishti është përpjekur gjithmonë për të pranuar njerëzit që nuk i janë përshtatur në mënyrë të plotë skemës”, thotë Günthard.

Të huajt e natyralizuar janë pranuar me vetëdije në listë, për të dhënë kështu sinjalin se “te gjithë te ne duhet të kenë një zë”.

Kështu, në listën e kandidatëve të EVP-së për Parlamentin e Qytetit kanddon edhe një kandidat tjetër që nuk është i krushterë. Fjala është për një pjesëtar të religjionit Sikh, përfundon blick.ch./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.