FIDANISHTJA

Kandidati për Presidencë të Bosnjës mohon lidhjet me Naser Kelmendin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-ministri i Sigurisë i Bosnjë-Hercegovinës, Fahrudin Radonçiq, ka mohuar se është pjesë e “organizatës kriminale të Naser Kelmendit” për kryerjen e të paktën një vrasjeje siç pretendon një prokuror amerikan i EULEX-it.

Radonçiq, kandidat për Presidencë në Bosnjë-Hercegovinë dhe pronar i gazetës “Dnevni Avaz”, në një deklaratë dërguar në “Kohën Ditore” ka thënë se përmendja e tij në aktakuzën e Prokurorisë si pjesë e grupit të Naser Kelmendit ka prapavijë politike, shkruan sot Koha Ditore.

ARKATANA

Prokurori Andreë Hughes e ngarkon Kelmendin me përgjegjësi për drejtimin e një grupi të madh kriminal, pjesë e të cilit ka qenë edhe ish-ministri boshnjak.

Në pikën e parë të aktakuzës për krim të organizuar thuhet se Naser Kelmendi në bashkëkryerje me Fahrudin Radonçiqin, Ekrem Lekiqin, Muhamed Ali Gashin, Milovan Jeremiqin, Lubisha Buha “Çume”, Milan Ostojiqin, “Sandokanin”, Naser Oriqin, Senad Sahinpasiqin, Nebojsha Vukomanoviqin, Raseta Stranjan, Benjamin Halimoviqin, Edin Ahmetshahiqin dhe të tjerë ka organizuar, formuar, mbikëqyrur, udhëhequr dhe apo drejtuar grupin kriminal të organizuar dhe të strukturuar, apo ka marrë pjesë aktivisht në këtë grup të organizuar kriminal, sipas Prokurorisë duke e ditur se pjesëmarrja e tij do t’i kontribuojë kryerjes së krimit, vrasje e rëndë e kryegangsterit rival Ramiz Delaliq- “Çelo” për të përfituar drejtpërdrejt ose tërthorazi dobi pasurore apo financiare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.