ARKATANA

Kandidati i Lëvizjes “Vatra” ndër më të votuarit në Anamoravë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Avdil Halimi, kandidat për deputet në listën e koalicionit LDK-VATRA është një nga kandidatët më të votuar me 2550 vota në listën e koalicionit vetëm në Gjilan.

Ne ndihemi krenar që kandidati ynë erdhë nga mërgata, nga Zvicra, dhe vetëm për 10 ditë punë efektive kemi arritur të grumbullojmë këtë numër të madh të votave në Gjilan. Jemi duke pritur rezultatet nga Prishtina, ku kemi pasur shtab zgjedhorë, si dhe nga dega e Lëvizjes Vatra në Kamenicë, Fushë Kosovë, Novobërdë, Mitrovicë, Ferizaj, Viti, për të kuptuar numrin e saktë të votave në nivel vendi.

Fundamenti

Ne ndjehemi krenar dhe të lumtur që pavarësisht faktit se kandidati ynë ka kohë që jeton në Zvicër, koha e shkurtë për fushatë si dhe ranglista me kandidatët tjerë, kemi arritur të fitojmë besimin e qytetarëve dhe kemi dëshmuar se Lëvizja Vatra ka rritje të madhe ashtu edhe siç kemi paralajmëruar më herët. Shpresojmë që kjo rritje të vazhdojë dhe në zgjedhjet lokale në nëntor të arrijmë të fitojmë së paku 3 mandate.

Ne vetëm se kemi filluar tash e një vit përgatitjet për zgjedhjet lokale, ku besojmë se do ta rrisim numrin e votave që kishim në zgjedhjet e 2013-ës. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.