ARKATANA

Kandidati Bullakaj merr mbështetje masive në Rorschach

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Të shtunën, më 26 shtator në Rorschach të kantonit të St. Gallenit është mbajtur një podium debati dhe pas tij një koncert në mbështetje të kandidaturës së Arbër Bullakajt për Parlamentin Nacional të Zvicrës. Në ë dyja aktivitetet kishin ardhur më shumë të interesuar se ishte pritur madje pati më tepër të interesuar se sa kishte vende në sallë, ishin rreth 800 veta. Në pjesën e koncertit rreth 300 veta kanë mbetur jashtë.

Në debat kanë marrë pjesë deputeti në Dhomën e Kantoneve Paul Rechtsteiner, deputetja nacionale Claudia Friedl, deputetja nacionale Barabara Gysi dhe parlamentari i Wil-it, kandidat për deputet në Parlamentin Nacional Arbër Bullakaj.

Aktivitetin e ka mbështetur këshilli për mbështetjen e Arbër Bullakajt dhe organizatori Robert Ukaj nga Megaevent.

Fundamenti

Të katër pjesëmarrësit në debat kanë bërë fjalë për politikat e Partisë Socialdemokrate lidhur me çështje të migracionit, integrimit etj.

Në pjesën e koncertit, publikun e kanë argëtuar yje të muzikës dhe humorit shqiptar si dhe Ansambli “Abëresha” nga Sirnach-u./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.