United Hospital

Kandidatët shqiptarë, aktivë edhe ditën e fundit para zgjedhjeve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Qëndresa Sadriu, po ashtu sot ka postuar në facebook disa fotografi nga aktivitetet që rrethi i saj shoqëror në Grlattbruck të Cyrihut ka organizuar për zgjedhjen e saj.

Një ditë para zgjedhjeve të 18 tetorit për Parlamentin e Zvicrës, kandidatët me prejardhje shqiptare vazhdojnë të jenë aktivë. Shumica dërmuese e atyre që kanë vendosur të votojnë, këtë e kanë bërë, përmes postës. Por, pasi që votat në kutitë e votimit mund të hidhen edhe nesër, kur është dita zyrtare e zgjedhjeve, disa nga kandidatët shqiptarë e kanë shfrytëzuar këtë ditë pushimi që edhe njëherë të sensibilizojnë qytetarët për të votuar. Sikurse edhe deri tash, më aktiv është treguar Arbër Bullakaj, kandidati i SP/PS-së nga Kantoni St. Gallen. Shtabi i tij shumë aktiv zgjedhor i cili ka zhvilluar një fushatë shumë të fuqishme disa mujore, ka bërë edhe sot një aksion simbolik duke dalë në qytetin St. Gallenit, respektivisht në arealin e panairit të madh bujqësor Olma për të “rekrutuar” edhe votuesit e fundit për Arbrin.

Për nesër, shtabi i fushatës së tij ka organizuar tubim e koncert përmbyllës të angazhimit 5 muaj e gjysmë në mbeshtetje të Arbër Bullakajt.

Nga ana tjetër, Kështjella Pepshi, e cila kandidon nga Berna për partinë CVP/PDC ka ftuar të gjithë dashamirësit që t`i bashkohen në ndejën festive që zgjat gjithë ditën e sotme, në një restorant në Bernë. “Të nderuar zonja dhe Zotërinj, votues të mi të nderuar, ju përshëndes të gjithëve dhe ju falënderoj shumë për mbështetjen, besimin dhe votën tuaj. Të dashur miq, ju njoftoj se ditën e shtunë të 17 tetorit 2015 e kam ndarë për gjithë ju që keni vendosur që më 18 tetor të votoni kandidaturën time për deputete në parlamentin e Zvicrës. Gjithsesi që në këtë moment historik vota juaj do te jetë historike! Merrni fletëvotimet me veti, nëse keni nevoje për fletëvotimeve te reja ato mund ti merrni ditën e enjte dhe te premten në Komunat tuaja! Te mirëseardhur jeni në çdo kohë gjatë ditës së shtunë, nga ora 10.00 deri 20.00”, thuhet në ftesën e Kështjella Pepshit.

Uji Dea

Qëndresa Sadriu, po ashtu sot ka postuar në facebook disa fotografi nga aktivitetet që rrethi i saj shoqëror në Grlattbruck të Cyrihut ka organizuar për zgjedhjen e saj.

Zgjedhjet e sivjetme kanë tërhequr një numër shumë të madh të shqiptarozviceranëve për të kandidiuar për një vend deputeti. Janë rreth 30 sish, të shpërndarë në shumicën e partive parlamentare. Më së shumti ka në CVP/PDC dhe në SP/PS. Edhe angazhimi i shqiptarëve, si subjekte dhe si individë për të mbështetur këta kandidatë nuk ka qenë kurrë kaq i madh dhe i dukshëm

Nesër, më 18 tetor do të shihet nëse mundi dhe zelli i treguar do të shpërblehet./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.