UBT

Kandidatët për master do t’i nënshtrohen provimit pranues për afro 3 mijë vende

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Të gjithë kandidatët për studime të nivelit master në Universitetin e Prishtinës, për vitin akademik 2015/2016 do të duhet t’i nënshtrohen provimit pranues. Madje, përqindja më e madhe të pikëve të rezultatit do të llogaritet nga provimi pranues e jo nga suksesi në studimet bazike.

Proporcioni do të jetë 70 me 30, pra 70 pikë nga provimi pranues dhe 30 nga suksesi i studimeve paraprake. Ndërsa, deri më tani provimit pranues në master nuk u janë nënshtruar fare kandidatët që kanë pasur notën mesatare 8 e mbi të, gjatë studimeve bazike.

Mobi Casa

Kështu ka vendosur menaxhmenti i UP-së, dhe kjo është vetëm njëra nga risitë që ka përgatitur Universiteti publik për vitin e ri akademik, pasi që edhe për studimet bazike ka pasur ndryshime në pikët e rezultatit duke rritur përqindjen në atë të provimit pranues dhe jo ato të shkollimit paraprak.

http://koha.net/?id=27&l=69667

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.