Kandidatët e LDK-së takuan përfaqësuesit e shoqatave me nevoja të veçanta

Gjilan – Kandidatët për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Gjilani, Lirije Kajtazi, Naim Behluli dhe Sabit Rrustemi kanë takuar sot përfaqësuesit e Shoqatës së Shurdhmemecëve të Gjilanit, të Shoqatës së të Verbërve dhe të Shoqatës së “Handikos”.
Gjatë takimit miqësor, kandidatët e LDK-së u zotuan se do të punojnë në mënyrë të vazhdueshme për të ndikuar në sigurimin e buxhetit për këto organizata, për rehabilitimin e tyre dhe në përkrahjen dhe inkurajimin maksimal në shkollim për ta zhdukur analfabetizmin.
Përfaqësuesit e këtyre organizatave falënderuan kandidatët e LDK-së për vizitën, ndërsa i treguan atyre për sfidat dhe problemet që ballafaqohen./rajonipress/