Mobi Casa

Kandidatët e AAK-së takojnë familjarët e dëshmorëve

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Familjarët e dëshmorëve të UÇK-së të Zonës Operative të Karadakut, kanë qenë nikoqir të kandidatit për deputet nga radhët e AAK-së Fehmi Fetahi si dhe kandidatëve të tjerë Ahmet Isufi, Rexhep Kadriu, Nijazi Idrizi dhe Drita Maliqi-Zunce, të cilët i pritën sot në një darkë të shtruar në ambientet e “Vali Ranch”.

Fehmi Fetahi njëherit pronar i “Vali Ranch” tha se është kthyer në Kosovë pikërisht për hir të gjithë dëshmorëve që u flijuan për ne.

“Për mua këto janë momente shumë emocionuese sepse most ë ishin familjarët tuaj që e dhanë edhe jetën për Kosovën tonë, unë as që do të kasha pas mundësinë të vija ndonjëherë këtu e lëre më të investoja”, ka thënë Fetahi.

Fetahi më tej ka thënë se duhet të bashkohemi që të sjellim risi, të gjenerojmë vende të reja pune dhe investime nga jashtë për vendin tonë.

Ndërkaq, ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut Ahmet Isufi, tha se sakrifica e dëshmorëve është dhe jeta që ata e kanë dhënë për vendin tonë janë vlera më e madhe e lirisë që ne e gëzojmë sot.

“Krahas të gjitha kategorive tjera shoqërore, me të cilat jemi takuar dhe do të takohemi në ditët në vijim, ju jeni e pakrahasueshme, sepse ju jeni ata që bartni simboli e jetërave të të gjithë atyre që nuk janë më në mesin tonë, por që na lanë ngado shpirtin e sakrificës dhe lirisë”, ka thënë Isufi.

Isufi është shprehur i indinjuar nga mos ndryshimi dëshmitarë të të cilit jemi të gjithë ne edhe 15 vjet pas luftës, ku nuk ka zhvillim, nuk ka vende të reja pune dhe gjendja sociale vazhdon të mbetet e rëndë.

Ai i ka bërë thirrje që të qëndrojnë të bashkuar me ata njerëz që dijnë të punojnë, që dijnë të zhvillojnë vendin që dijnë të arsimojnë dhe edukojnë.

Eco Higjiena

Drita Maliqi-Zunce, kandidate nga radhët e LDD-së ka thënë se ajo i ka dhënë besimin e saj programit DREJTIM I RI, program ky i avancuar dhe i vetmi i gatshëm ti përmbushë mangësitë dhe dobësitë e këtij vendi.

“Me besa-besë unë ju them se ditët më të mira po vijnë dhe ato do të ndodhin vetëm më Ramush Haradinaj kryeministër”, ka thënë në fund Maliqi-Zunce.

Ndërkaq kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, ka thënë se përkulet para veprës së madhe të dëshmorëve tanë.

“Akoma as sot nuk kemi arritur ta dërgojmë deri në fund amanetin e tyre, kemi humbur kaq shumë vite nga ata që janë thirrë kinse në vlera të luftës dhe besojë që tani është koha ti japim përkrahje atyre që përcjellin vërtetë vlerën e luftës në mesin tonë. Unë do të punojë për ju pa asnjë kursim, do të iniciojë projekte që ka kohë që i keni kërkuar dhe nuk keni gjetur zbatim, ndërsa ju them se punimet tek varrezat e dëshmorëve do të fillojnë shumë shpejtë dhe më në fund do ti japim pamjen e duhur të një vendi të shenjtë prej së vërteti, nga ku edhe përkulemi dhe marrim forcën për të nisur drejtimin tonë të ri”, ka thënë Kadriu.

Ndërkaq në fund ka folur edhe Nijazi Idrizi, i cili ka thënë se gjithmonë në çdo program të madh në nivel vendi, familjet e dëshmorëve janë të pazëvendësueshëm.

“Është turp dhe më shqetëson pa masë fakti që po bëhen vite që kur ne ende flasim për problemin e banimit të familjarëve të dëshmorëve dhe për mirëqenien e tyre sociale, kur ju i mbani fuqishëm themelet e lirisë së njerëzve që janë filluar për këtë tokë. Prandaj, ju them se programi ynë bazohet në ato kërkesa që janë bazike për ju dhe që do të zgjidhen një herë e mirë”, ka thënë Idrizi.

Në këtë takim kanë marrë pjesë familjarë të dëshmorëve të UÇK-së, të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me qeveritë paraprake ndërsa kanë treguar mbështetje të fuqishme për Aleancën në Gjilan thuhet në njoftimin e AAK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.