Hidromorava

Kandidatë të rinj, deputetë të vjetër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gara për ta fituar pozitën e deputetit të Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e gjashtë me radhë është pasuruar modestisht edhe me emra të rinj, të cilët figurojnë në listat për kandidatë të subjekteve politike.

Por, edhe përkundër këtij inkuadrimi të kandidatëve të rinj, fytyrat e vjetra të cilat jemi mësuar t’i shohim në skenën politike të vendit nuk do t’ua lëshojnë rrugën kuadrove të reja.

ARKATANA

Kështu kanë deklaruar njohës të çështjeve politike në vend, të cilët adresojnë kritika tek subjektet politike për mosreformim të brendshëm të kandidatëve për deputetë. Meqë shumica e partive kanë përfshirë emërimin e kandidatëve të njëjtë në listat e tyre të kandidatëve, analistët vlerësojnë se nuk do të ketë ndonjë ndryshim substancial nga legjislativi i shkuar.

Madje disa prej tyre konsiderojnë se në listat zgjedhore për deputetë është dashur të figurojnë edhe individë që aderuan së fundmi nëpër parti politike. Kurse ajo që mbetet e prerë për politologët është mospërfshirja në lista e emrave të deputetëve të legjislaturës së kaluar sepse, siç theksojnë ata, puna e tyre e kaluar nuk ka lënë hapësirë për rikandidim./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.