Kanceri i zorrës së trashë, si ta parandalojmë

Denisa Canameti- Kanceri i zorrës së trashë krijohet nga qeliza e mukozës, e cila vesh zorrën e trashë nga brenda. I prekur nga kanceri më së shpeshti është segmenti i fundit i zorrës së trashë: rektumi.
Nocionet “kancer i zorrëve” ose “kancer i zorrës së trashë” përdoren për të njëjtën sëmundje. Kjo për shkak se sëmundjet kanceroze në segmente të tjera të zorrës (zorra e hollë, anusi) paraqiten shumë rrallë, përderisa kanceri i zorrës së trashë i përket llojeve më të shpeshta të kancerit.
zorret zorra e trasheNë një intervistë për lexuesin e gazetës “Shëndet+”, mjekja gastrohepatologe në QSUT, Stela Taçi, shpjegon të gjitha simptomat e kësaj sëmundjeje, stadet, si dhe format e trajtimit të saj.
Doktoreshë, çfarë është kanceri i zorrës së trashë?
Kanceri është formacion tumoral me qeliza atipike që rritet në paretin e zorrës së trashë dhe duke u zhvilluar, prek gradualisht gjithë murin e saj e përhapet lokalisht dhe në distancë në organe të tjera të trupit.
Cilat janë simptomat me të cilat shoqërohen këto sëmundje?
Shpesh kanceri i zorrëve për një kohë të gjatë nuk shkakton simptoma. Kancerin e zorrëve mund ta sinjalizojnë shqetësimet në vijim:
Gjaku në fekale (ngjyrim i kuq ose i zi i feçeve).
Problemet gjatë jashtëqitjes, psh. presioni për jashtëqitje, pa qenë nevoja për një gjë të tillë
Dhimbjet e reja, të papritura, të barkut.
Ndryshimi i shprehive të “daljes jashtë”, p.sh. alternime të barkqitjes dhe kapsllëkut (diarresë dhe konstipacionit), jashtëqitjes së hollë sa një laps, ngërçeve gjatë jashtëqitjes ose mbufatjeve të forta pa ua ditur shkaktarin.
Humbja e padëshirueshme e peshës.
Jashtëqitja e shpeshtë është simptoma tipike e kancerit kolorektal. Edhe një situatë që është me rotacion: diarre dhe kapsllëk, e cila është një manifestim tjetër i kancerit kolorektal.
Përveç kësaj, edhe dhimbja e barkut, humbja e oreksit, dobësia dhe humbja e peshës pa shkak, gjak në jashtëqitje janë shenjat e para të kancerit kolorektal. Gjjithashtu, pacienti ka anemi të pashpjegueshme ose humbje të konsiderueshme peshe. Për arsye të mungesës së të kuptuarit në kohë të kancerit kolorektal, aktualisht shumica e pacientëve që marrin mjekim, janë me kancer të avancuar kolorektal.
Stela Toci (1)Në kancerin e hershëm të zorrës shpesh nuk ka simptoma, pasi zbulohen gjak dhe qelb në jashtëqitje, sëmundja ka përparuar në më të avancuar. Është e rëndësishme që pacientët të bëjnë kontrolle të rregullta shëndetësore.
Studimet kanë treguar se regjistrimi asimptomatik tek ata pa simptoma është e vetmja mënyrë për zbulimin e hershëm të kancerit të zorrës së trashë.
Gjakderdhja nuk mund të shërbejë si bazë gjykimi i kancerit kolorektal. Për zbulimin e kancerit kolorektal duhen marrë parasysh të gjitha pasojat. Për arsye se sëmundja e kancerit kolorektal ka lidhje të drejtpërdrejtë me stilin e jetës, duhet që për të parandaluar që në fazat e para, të kemi një jetë të rregullt.
Si vendoset diagnoza e sëmundjes, cilat janë ekzaminimet që duhen kryer?
Ekzaminimi më i rëndësishëm për diagnozën e kancerit në zorrë është kolonoskopia (imazhi vizual i zorrëve).
Me këtë rast do të futet një instrument (endoskopi) përmes anusit drejt zorrës. Zorra do të mund të vëzhgohet nga brenda përmes një kamere, ndërsa me ndihmën e instrumenteve speciale do të hiqen (shkëputen) inde për provë. Më vonë këto do të kontrollohen në laborator për prani të qelizave kanceroze.
Për të konstatuar se sa larg mund të ketë shkuar tumori në përhapjen e tij, sipas rrethanave, do të realizohen dhe ekzaminime të tjera imazherike.
Cilat janë format e trajtimit të kësaj sëmundjeje?
Secila metodë trajtimi do të vihet në veprim varet në mes tjerash se sa ka përparuar tashmë tumori. Kurdo që të jetë e mundur, kanceri i zorrës do të hiqet operativisht. Nëse tumori është në një stad shumë të hershëm, pas ndërhyrjes, terapia do të jetë e përfunduar.
Ndërsa tek kanceri i zorrës në stade më të përparuara, janë të domosdoshme terapi të tjera. Shpeshherë tumori qysh përpara operacionit do të rrezatohet dhe/ose do të trajtohet me kimioterapi. Me këtë masë synohet zvogëlimi i tumorit, me qëllim që shpresat për suksesin e operacionit të rriten.
Një mundësi tjetër trajtimi është një kimioterapi pas përfundimit të operacionit. Në rast se tumori ka krijuar tashmë metastaza, ekzistojnë mundësi të tjera terapeutike p.sh. një terapi e kombinuar rrezatimesh dhe kimioterapie ose një trajtim me medikamente moderne.
Një terapi medikamentoze mund të zbusë shqetësimet dhe të zgjasë kohën e mbetur për të
jetuar. Disa nga metastazat, sidomos metastazat e mëlçive, mund të reduktohen, madje edhe të hiqen operativisht ose me procedura speciale.
Parandalimi dhe zbulimi i hershëm
Një stil i shëndoshë jetese mund të ulë rrezikun për një sëmundje të kancerit të zorrës:
-lëvizja e mjaftueshme
-pa mbipeshë
-ushqimi i baraspeshuar me shumë fruta, perime, sallata dhe lëndë fibrike, pak yndyrë dhe pak mish të kuq
-pa duhanpirje/gazeta shendeti/