UBT

Kancelarja Merkel dhe Bundestagu: Pa Kosovën, s’ka datë për Serbinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Parlamenti gjerman, Bundestagu do të marrë qëndrim më 27 qershor që negociatat e Serbisë me Unionin Evropian nuk mund të fillojnë para vitit 2014, dhe kjo me kusht që Serbia t’i përmbushë të gjitha obligimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, merr vesh agjencia gjermane e lajmeve DPA nga qarqe të afërta me Bundestagun.

Sipas kësaj agjencie, kancelarja gjermane Angela Merkel do ta mbrojë një qëndrim të tillë nga fundi i këtij muaji edhe në samitin e Unionit Evropian, i cili duhe të vendosë me konsensus për dhënien eventuale të datës për fillimin e negociatave të Serbisë me BE-në, transmeton gazeta serbe Blic.

Hidromorava

Në pajtim me qëndrimin e tillë, që është dakorduar nga shumica parlamentare në Gjermani, Ministria e Punëve të Jashtme dhe kabineti i kancelares Merkel, deri në fund të vitit do të duhej të mbahej edhe një samit i BE-së për çështjen e dhënies së datës Serbisë.

Nëse Serbia deri atëherë nuk i përmbushë obligimet që i ka lidhur me Kosovë, “atëherë edhe bisedimet për anëtarësim mund të fillojnë më vonë”, thanë burimet në Berlin, kurse transmetojnë mediumet gjermane.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.