RCCOLA

Kancelari gjerman Scholz, më 4 maj në Berlin pret Kurtin, Vuçiqin dhe Lajçakun

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Të mërkurën (më 04 maj) kancelari gjerman Olaf Scholz do të pres në takime të ndara në Berlin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Po atë ditë në Berlin me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq do të zhvillojë bisedime edhe i dërguari i posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendës-zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Wolfgang Büchner, të premten (sot) në Berlin, në kuadër të konferencës së rregullt për media.

“Takimi i kancelarit Scholz me kryeministrin Kurti do të mbahet në orën 15:00, kurse më pas do të mbahet një konferencë për media rreth orës 16:00. Ndërsa, takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq do të zhvillohet në orën 17:30, ndërsa nga ora 18:30 do të mbahet një konferencë për media”, ka thënë Büchner në konferencë për shtyp, transmeton Telegrafi.

Më tej Büchner ka njoftuar se bisedimet me të dy palët do të fokusohen në koordinimin e reagimeve të mëtejshme ndaj luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, marrëdhënieve politike dhe ekonomike dhe bashkëpunimit rajonal.

Mobi Casa

“Bisedimet gjithashtu do të zhvillohen për të mbështetur dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja”, ka thënë Büchner.

Në mbështetje të dialogut të Brukselit, me ftesë të kancelarit gjerman të njëjtën ditë në Berlin do të të qëndrojë i dërguari i posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili të mërkurën njëjtën mbrëmje do të zhvillojë bisedime me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takuan për herë të parë më 15 qershor të vitit 2021 në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Takimi i dytë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit ndodhi më 7 korrik 2021 dhe që atëherë nuk ka pasur takime të reja në nivel të lartë. /Telegrafi/