Fundamenti

Kancelari gjerman në Prishtinë, mbështet Procesin e Berlinit

/ 2 minuta lexim

Kancelari gjerman, Olaf Scholz tashmë ndodhet në Prishtinë, ndërsa do të takojë kryeministrin Albin Kurti.

Scholz pritet me nderime të larta shtetërore, ndërkaq përmes një postimi në Twitter ka shprehur mbështetjen për Procesin e Berlinit.

“Sot dhe nesër do të jem në Kosovë, Serbi, Maqedoni të Veriut, gjithashtu në Greqi dhe Bullgari. Unë dua të promovoj procesin e integrimit në Bashkimin Evropian në nivel lokal dhe të mbështes shkëmbimin rajonal, në kuadër të Procesit të Berlinit. Gjithashtu do të koordinohemi për përgjigjen tonë të përbashkët ndaj agresionit dhe luftës së Rusisë në Ukrainë”, shkruan kancelari.

Për vizitën e Scholz në Kosovë, ka shkruar edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde. “Mirë se vjen kancelar”, shkruan Rode.

Hidromorava

Ndryshe, kryeministri Kurti të enjten duke komentuar vizitën e kancelarit Scholz në Kosovë, dhe tha se pret një fillim të ri dhe energjik të Procesit të Berlinit.

“Një fillim të ri dhe energjik të Procesit të Berlinit, ku jemi të gjithë të barabartë dhe ku përshpejtohet anëtarësimi i të gjitha vendeve, duke u bazuar në respektimin e sundimit të ligjit, demokratizmit, luftimit të korrupsionit dhe ballafaqimit me të kaluarën, meqenëse kemi në Serbi një pushtet që mohon masakrën e Reçakut dhe nuk ka bërë asgjë në raport me kriminelët e luftës, të cilët vazhdojnë atje të jenë të lirë dhe pamenduar, përveç të pandëshkuar”, tha Kurti.

Kosova është destiancioni i parë i vizitës së Scholz në rajon, ndërkaq, në orët e pasdites do të udhëtojë drejt Beogradit. /Telegrafi/