Fundamenti

Kancelari austriak përmend investimet e Turqisë në Kosovë: Ballkani Perëndimor duhet afruar me BE-në

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kancelari austriak, Karl Nehammer, ka thënë se e konsideron Ballkanin Perëndimor si të rëndësishëm për shtetet e Bashkimit Europian edhe për arsye ekonomike.

Në këtë drejtim, ai tha se të tilla interesa kanë edhe shtetet e tjera ku përmendi rastin e ndërtimit të aeroportit të Kosovës nga Turqia, raporton Gazeta Express.

“Ka shumë njerëz në Austri, të cilët mendojnë se mund të vënë në pikëpyetje angazhimin tonë dhe angazhimin tim si kancelar. Më pyesin se pse jeni kaq shumë në favor që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e familjes europiane dhe e Bashkimit Europian, familjes në kuptimin më të pastër të fjalës. Përgjigjja e kësaj pyetje është shumë e thjeshtë – ka një arsye shumë pragmatike. Tashmë jemi në mes të investuesve më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor, por mos harroni, ka edhe shumë konkurrentë: Republika Popullore e Kinës, Emiratet e Bashkuara Arabe, është po kështu edhe Turqia, e cila ka ndërtuar aeroportin në Kosovë. Jo vetëm falë dashurisë për njerëzit, por edhe për të ndjekur interesa gjeopolitike”, tha ai.

Nehammer ka thënë se kjo është një arsye shumë pragmatike për të shpjeguar angazhimin e tij ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor.

FITORJA

Se rajoni duhet të jetë më afër BE-së është edhe arsyeja e sigurisë. Këtu ai përmendi grupet e rrezikshme në Serbi, por tha se krimi s’njeh përkatës, prandaj ai duhet luftuar.

Kancelari austriak përmendi edhe shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe çmenduritë që ndodhën gjatë asaj periudhe. Ai tha se popujt e Ballkanit duhet të mësojnë edhe nga historitë e Europës dhe të afrohen mes vete.

“Jemi ndërmjetës të ndershëm kur vjen fjala për sjelljen e vendeve të Ballkanit Perëndimor bashkë ndërkohë që ata merren me të shkuarën dhe me historinë”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.