Uji Dea

Kancelari austriak nuk komenton propozimet për korrigjim të kufijve derisa të ketë plane konkrete

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Kancelari austriak Sebastian Kurz, ka porositur se nuk dëshiron t’i komentojë propozimet për Kosovën lidhur me korrigjimin e kufijve, derisa nuk do të ketë plane konkrete për këtë.

Në kabinetin e tij kanë konfirmuar se Kurtz ka biseduar në Vjenë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Ai ka inkurajuar Thaçin dhe Vuçiqin që të vazhdojnë me përparimin e dialogut, duke ua rikujtuar se “është parakusht” për integrimin në BE.

ARKATANA

Kurtz ka porositur se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE, dhe se në këtë drejtim duhet tejkaluar nacionalizmat.

Debatin për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, Kurz nuk ka dashur t’i komentojë, ndërsa në kabinetin e tij kanë njoftuar se për këtë do të deklarohet vetëm atëherë kur në tavolinë do të prezantohen planet konkrete. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.