Uji Dea

Kancelari austriak: E mbështesim korrigjimin e kufijve si zgjidhje ndërmjet Kosovës e Serbisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka thënë se vendi i tij i mbështet të gjitha zgjidhjet që do të arriheshin në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe korrigjimin e kufijve.

“Qëndrimi ynë është i qartë, do të mbështesim gjithçka për të cilën do të merreshin vesh palët, përfshirë edhe korrigjimin e mundshëm të kufirit, nëse kjo çon drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse që çon në stabilitet. Qëllimi duhet të jetë që të gjitha çështjet e hapura të zgjidhen me marrëveshje”, ka thënë Kurz.

HW

Ai e ka quajtur sinjal të mirë emërimin e Mathew Palmer si të dërguar special për Ballkanin duke thënë se ai mund të kontribuojë për gjetjen e një zgjidhjeje.

“Gjatë vizitës sime në Shtëpi të Bardhë kam diskutuar për përpjekjet tona të përbashkëta me Presidentin Donald Trump. SHBA-ja rreth kësaj çështjeje janë të angazhuara për një kohë të gjatë bashkë me BE-në, që është shumë e rëndësishme. Pikërisht për këtë është sinjal i mirë që është emëruar emisari special dhe shpresoj që ai do të mundë të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjes. Jam i bindur që BE-ja do të bashkëpunojë ngushtë me të”, ka thënë Kurz./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.