RCCOLA

Kanali i hapur, shqetësim për banorët e fshatit Skifteraj

/ 2 minuta lexim

Viti – Kanali përpos dëmeve që shkakton në pronat bujqësore,aj paraqet edhe pa siguri dhe rrezik për banorët e këtij fshati, veçmas për lagjen Zejnullahu, dhe konkretisht për fëmijët e tyre që mundë të pësoj ndonjëri nga ta, thuhet në reagimin e banorëve.

EVSB, u prit nga zv. Komandanti i këtij stacioni policor z.Fatos Latifi, dhe zyrtari nga sektori për Komunitete z.Muhamet Ajeti. EVSB, paraqiti shqetësimin e banorëve të fshatit Gjylekar, rreth kanalit të hapur që gjendet në këtë fshat, afër lagjes Zejnullahu.

Kanali përpos dëmeve që shkakton në pronat bujqësore,aj paraqet edhe pa siguri dhe rrezik për banorët e këtij fshati, veçmas për lagjen Zejnullahu, dhe konkretisht për fëmijët e tyre që mundë të pësoj ndonjëri nga ta, thuhet në reagimin e banorëve.

Uji Dea

EVSB kërkon urgjent të merren masa, të bëhet hapja e kanalit që uji i grumbulluar në te të shkarkohet, apo të bëhet rrethoja e tij, sepse një herë për njëherë ky është rasti më i rëndë në tërë territorin e Komunës së Vitisë.

Zyrtarët policor u zotuan se për rastin e lart përmendur, do të merren masat e nevojshme, dhe ky problem i identifikuar të zgjidhet në afat sa më të shpejtë kohorë ka thënë koordinatori i EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/