Mobi Casa

‘Kamxhiku’ i Biden-it mbi politikën kryeneçe kosovare

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Shtyrja e seancës së Kuvendit të Kosovës për 1 shtator, në mungesë të një konsensusi politik për çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, nga njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe analistë politikë po shihet si një provë serioze e presionit mbi politikën kosovare që në këtë pauzë të radhës provojnë të arrijnë një konsensus politik dhe të dalin nga kjo situatë që i ngjan rrugës pa krye

Porositë amerikane duhet të merren seriozisht.

Analistët vlerësojnë se vetëm një ndërhyrje e rreptë ndërkombëtare, siç pritet të jetë edhe vizita e Joe Biden-it javën tjetër, do t’i detyrojë liderët kosovarë të zhbllokojnë proceset, raporton Gazeta Kosova Sot

ARKATANA

Shtyrja e seancës së Kuvendit të Kosovës për 1 shtator, në mungesë të një konsensusi politik për çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, nga njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe analistë politikë po shihet si një provë serioze e presionit mbi politikën kosovare që në këtë pauzë të radhës provojnë të arrijnë një konsensus politik dhe të dalin nga kjo situatë që i ngjan rrugës pa krye. Nevoja e gjetjes së një zgjidhje adekuate bëhet akoma më urgjente kur dihet fakti se kriza e tanishme mund të pasohet nga thellimi i mëtejshëm dhe humbja e re e kohës me përplasje politike, pasi që pas demarkacionit tema e radhës akoma më serioze mbetet adresimi i çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe, një vendim akoma më i dëmshëm për vendin.

Politologu Albinot Maloku ka pohuar se katandisja e politikës kosovare ka marrë formë kryekëput si pasojë e partnerëve të koalicionit aktual, prandaj është e pritshme që edhe zgjidhja e kësaj krize të ketë si infuzion një presion të fuqishëm ndërkombëtar, që në këtë rast do të ishte vizita e javës që vjen nga nënpresidenti Joe Biden.”Krizat e njëpasnjëshme të ndodhura në vend prej paszgjedhjeve të fundit parlamentare, përmes VLAN-it, e më pastaj krijimit të këtij koalicioni, e të përcjella me tema të rënda për Kosovën, janë ato që na sollën si qytetarë e si shtet në këtë derexhe”, ka thënë ai.

Lidershipi kosovar të mos luajë me popullin Sipas Malokut, shumë nga rrethanat e krijuara në vendin tonë janë si pasojë e akteve të papërgjegjshme të vendimmarrësve e të mbështetur edhe nga ndërkombëtarët.”Nevojat dhe interesat e vendit e të popullit kanë qenë boshti kurrizor mbi të cilat janë bërë kompromise, në emër të mençurisë strategjike diplomatike për gjoja ngritjen e këtij shteti. Tani gjendemi edhe para presioneve të amerikanëve, e që rekomandimet e tyre duhet me të vërtet t’i marrim seriozisht, e jo siç ka bërë deri tani politika kosovare”, theksoi më tej ai. “Lidershipi kosovar duhet ta ndalojë lojën e topave me popullin e vet, e po ashtu edhe me miqtë tanë, si shtete serioze që janë. Republikës së Kosovës i duhen zhvillimi e ngritja. Temat për të dhe rreth saj kanë qenë të rënda, por ato kalohen e duhet të kalohen. Vizitën e nënpresidentit amerikan, Joe Biden, në Kosovë e shoh në frymën e angazhimit amerikan për një rajon e Kosovë stabile”, tha politologu Albinot Maloku, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.