KKVITI

Kamuflimi i Thaçit me korrigjimin ‘e lehtë’ të kufirit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti Hashim Thaçi vazhdon të këmbëngulë në idenë e tij për korrigjim të kufirit me Serbinë, por së fundi ka zbutur diskursin, duke përmendur korrigjimin “e lehtë”. Përfaqësuesit e opozitës dhe analistët politikë thonë se kjo është lojë me fjalë e kreut të vendit, pasi që ideja është e njëjtë dhe ekziston rreziku që “Kosova me lehtësi t’i humbë dy-tri komuna në veri”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili verën e kaluar kishte dhënë idenë për korrigjim të kufijve me Serbinë, po vazhdon të qëndrojë prapa idesë së tij, por duke e zbutur diskursin.

ARKATANA

Në një debat me ekspertë të Ballkanit në Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington presidenti Thaçi ka deklaruar se marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të përfshijë edhe korrigjimin “e lehtë” të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Njëra nga pikat do të jetë edhe demarkimi i kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë…kjo është mundësi për të korrigjuar kufirin edhe në veri të Kosovës, edhe në jug të Serbisë. Nëse një korrigjim i lehtë i kufirit është çmimi për marrëveshje përfundimtare të paqes, atëherë kjo do të duhej të ishte e pranueshme”, është shprehur ndër të tjera Thaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.