RCCOLA

Kampioni i gafeve

/ 6 minuta lexim
Hidromorava

Kandidati i republikanëve për president të SHBA-së, Mitt Romney, po dëshmohet si kampion i vërtetë i gafeve. Gjatë një mbrëmje bamirësie, 65-vjeçari mormon “u ankua” se përse nuk mund të hapen dritaret e aeroplanëve. “Është një problem shumë i madh në rast aksidentesh”, tha Romney.

Gazetarja e “New York Times”, e cila ishte e para që publikoi lajmin, u shpreh se për mendimin e saj, kandidati republikan po bënte shaka kur hodhi këtë ide ‘brilante’. Megjithatë, nuk është ky gafi i parë, e me gjasë as i fundit i Romneyt.

Kandidati republikan për funksionin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mitt Romney, regjistroi gafën e radhës.

Gjatë një mbrëmje bamirësie, 65-vjeçari mormon ‘u ankua’ se përse nuk mund të hapen dritaret e aeroplanëve. “Është një problem shumë i madh në rast aksidentesh”, tha Romney. Dhe deklarata sa hap e mbyll sytë qarkulloi me shpejtësi në mbarë mediat botërore. Ndërkohë disa orë më vonë, gazetarja e “New York Times”, e cila ishte e para që publikoi lajmin, u shpreh se për mendimin e saj, kandidati republikan po bënte shaka kur hodhi këtë ide ‘brilante’.

Po çfarë e bëri Romney-n të mendonte në këtë mënyrë? Pak ditë më parë, bashkëshortja e tij Ann, po udhëtonte me një aeroplan, i cili bëri ulje të detyruar në Denver, Colorado, për shkak të një defekti. “Nuk besoj se mund ta merrni me mend sa u shqetësuam. Kur ka zjarr në aeroplan, nuk di se nga t’ia mbash dhe ndërkohë në ambientet brenda nuk mund të hyjë ajri, sepse dritaret nuk mund të hapen. Nuk e di përse nuk e bëjnë një gjë të tillë, është një problem i madh dhe një rrezik serioz për jetën e njerëzve”, u shpreh Romney, ndërsa ndodhej në një mbrëmje në Beverly Hills.

Siç raporton Los Angeles Times, nuk dihet nëse dikush i ka shpjeguar kandidatit për president pasojat e hapjes së dritareve të aeroplanit: ngrica, nivelet e ulëta të oksigjenit, si dhe presioni i jashtëm dhe i brendshëm që mund të shkatërrojë mjetin fluturues.

“Është e pamundur, ai duhet t’i dinte këto gjëra, sepse ka kaluar shumë orë në fluturim”, thotë Patric Smith në blogun e tij ‘Ask the pilot’. Nuk të falin edhë në Tëitter. Shumë njerëz i prezantojnë milionerit Romney ide të jashtëzakonshme se si mund të ndërtohet ‘Air Force One’ ideal.

Më vonë në faqen në internet të New York Magazine, ndërhyri Ashley Parker, gazetarja e New York Times, e cila publikoi e para gafën e Romney. Parker u shpreh se ishte e sigurt se Romney po bënte shaka. “Ishte më se e dukshme se Romney lëshoi një batutë dhe të gjithë të pranishmit qeshën”, tha Parker. Por njerëzit nuk binden lehtë në kësi rastesh. E kështu një prej reagimeve ishte: Të pranishmit qeshën me fjalët e tij apo me të? Por nuk është ky gafi i parë, e me gjasë as i fundit, që ka bërë Romney që nga fillimi i fushatës së tij.

Në janar të vitit 2012, Romney deklaroi se “atij i pëlqen që të përjashtoi nga puna njerëzit, të cilët i ofrojnë atij shërbime”. “Nuk jam i brengosur për të varfrit, ngase ne këtu kemi një rrjet të sigurisë”, kishte deklaruar Romney, duke folur për planet për sigurimin shëndetësor.

Mobi Casa

Megjithatë, një nga gafet që mund të dëmtojë më së shumti gjasat e tij për t’u zgjedhur president, ishte ai i bërë gjatë një tubimi në maj të këtij viti, deklaratë kjo e cila u bë publike para disa ditësh, pas rrjedhjes në opinion të një video-xhirimi nga ky tubim.

“Kemi 47 për qind të njerëzve, të cilët do të votojnë për presidentin, pa marrë parasysh se çfarë do të ndodhë. Mirë, kemi 47 për qind të njerëzve që janë me të, që varën nga qeveria, të cilët besojnë se janë viktima. Nuk më takon mua që të shqetësohem për këta njerëz”, kishte deklaruar Romney.

Gjatë një takimi me amerikanë të papunë në Floridë, Romney bëri një koment tjetër qesharak:”Edhe unë duhet ta rrëfejë tregimin tim. Edhe unë jam i papunë”. Kjo deklaratë e Romneyt la të shtangur të pranishmit, kur dihet se rrjeti i bizneseve të Romneyt vlen rreth 200 milionë dollarë.

Një gaf tjetër qesharak i Romneyt ishte ai i bërë më 11 gusht, kur pasi që emëroi Paul Ryan për funksionin e nënkryetarit, gjatë një tubimi në Norfolk, ai ju drejtua të pranishmëve:”Ju lutem, përshëndetni së bashku me mua presidentin e radhës së SHBA-së, Paul Ryanin.

Në prag të fillimit të Lojërave Olimpike në Londër, Romney hidhëroi edhe britanikët. “Është vështirë të dihet se si do të rrjedhin Lojërat Olimpike. Kemi disa gjëra që nuk përputhen. Rrëfimet për firmat private të sigurisë, që nuk kanë personel të mjaftueshëm, greva e supozuar e zyrtarëve të imigracionit dhe të doganave, janë këto gjëra që nuk janë edhe gjithaq trimëruese”, theksoi Romney një ditë para fillimit të lojërave, duke sugjeruar se Britania nuk ishte e gatshme për të organizuar ato.

Një deklaratë tjetër e Romneyt, e cila tërhoqi vëmendjen e opinionit publik, është ajo e bërë me 12 shtator, pas sulmeve kundër ambasadave amerikane në Lindjen e Mesme. “Kumtesa e administratës i ngjasonte një kërkim-falje dhe mendoj se kjo ishte një llogari tejet e gabuar”, theksoi Romney, duke tentuar të politizojë vrasjen e diplomatëve amerikanë në Libi dhe duke akuzuar pa të drejtë presidentin amerikan, Barack Obama, se ka kërkuar falje në emër të SHBA-së.

Një nga gafet e tij, që ka zemëruar shumë njerëz në SHBA, është ai i bërë në muajin shkurt në Michigan, ku theksoi se bashkëshortja e tij Ann vozitë disa Kadillakë.

Deklaratë tjetër qesharake e Romneyt ishte ajo e bërë në prill të këtij viti, kur tha:”Kemi një president, për të cilin mendoj se është njeri i mirë, por ndoshta ai ka kaluar më tepër se sa duhet kohë në Harvard”. Këtë e tha pikërisht Romney, i cili ka dy diploma të Harvardit.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të zhvillohen më 6 nëntor dhe deri atëherë kush e di edhe sa gafe do të dëgjojnë amerikanët dhe bota nga ana e Romneyt.