RCCOLA

Kampioni botëror dëshiron të luajë në Bundesligë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Duket se destinacioni i radhës për mbrojtësin shqiptar të Sampdorias, Shkodran Mustafi, do të jetë Bundesliga gjermane.

Dëshiron të rikthehet aty ku mori hapat e parë të futbollit. Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, ka shprehur dëshirën e tij të luajë në Bundesligën gjermane.

Duke folur për të përditshmen gjermane Bild, Shkodrani theksoi se do të ishte mirëseardhur për të të luante në elitën e futbollit gjerman.

Eco Higjiena

“Vendimi i radhës për mua është shumë i rëndësishëm. Një klub i madh do të duhej të ishte hapi i radhës”, u shpreh Mustafi.

“Si një lojtar i Përfaqësueses së Gjermanisë do të ishte mirë të luaja në Bundesligë. Dhe aty kam oferta”, shtoi tutje mbrojtësi shqiptar.

Ndryshe, Borussia Dortmundi e Schalke 04 janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për shërbimet e Mustafit.