Kampionati i Superligës ristarton me 5-6 qershor ndërsa Kupa e Kosovës me 2 qershor
Që nga 12 marsi kur është shfaqur pandemia COVID -19, futbollistët kanë braktisur fushat e gjelbërta për të stërvitur në mënyrë individuale në shtëpitë e tyre.
Federata e futbollit të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë, pas zbutjes së pandemisë kanë filluar ti hapin fushat e gjelbërta për skuadrat e Superligsë.
Stërvitjet në grupe do të fillojnë nga sot, ndërsa ndeshjet e para pas pandemisë do të zhvillohen me 5-6 qershor, ku do të zhvillohet java e 23 për ti zhvilluar 11 javë të mbetura e për të përfunduar me 25 korrik.
Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës zhvillohen dy gjysmëfinale vajtje-ardhje me 2 qershor, ndërsa e kthimit me 17 qershor do të takohen Prishtina-Drenica, ndërsa me 3 qershor Ballkani – Feronikeli.
Dy skuadrat e qytetit të Gjilanit ndeshjet e javës së 23-të, me 5-6 qershor do ti zhvillojnë si nikoqire, Drita pret Flamurtarin e Prishtinës ndërsa Gjilani-Trepqën’89, e cila pritet ti hakmerret për dy humbjet e pësuar në dy fazat e kampionatit./rajonipress/


