KKVITI

Kampi veror “Ta njohim Atdheun”

/ 2 minuta lexim

Kampi veror i fëmijëve nga Diaspora “Ta njohim Atdheun” organizohet në dy grupe.Ministria e Diasporës në bashkëpunim me subjektet e mësimit plotësues në diasporë organizojnë projektin e përbashkët të shkollës verore – Kampi veror i fëmijëve nga Diaspora “Ta njohim Atdheun”.

Qëllimi i projektit: Në diasporën shqiptare ekziston një numër shumë i madh i të rinjve, të cilët për shumë arsye nuk kanë pasur mundësi të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me atdheun e tyre: Kosovën dhe Shqipërinë, prandaj është vlerësuar e nevojshme që të organizohen edhe kampe-shkolla verore, që do t’u mundësonin të krijojnë lidhje të reja shoqërore, si dhe ta njohin atdheun.

Kampi veror i fëmijëve nga Diaspora “Ta njohim Atdheun” organizohet në dy grupe:

Grupi i parë 8 – 14 korrik 2013
Grupi i dytë 5 – 11 gusht 2013

Mobi Casa

Luten mësuesit e gjuhës amtare që ti informojnë nxënësit e tyre për kampin veror.

Emrat e nxënësve dhe mësuesve të interesuar për pjesëmarrje në kampin veror të dergohen më së largu deri më 20 maj 2013 në e-post:

[email protected] Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.
[email protected]