Eko Higjiena

Kampi i përqendrimit në Austri, ku vdiqën 450 shqiptarë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Demir Krasniqi

Për çdo vjet n’ Evropë , kur na vjen 5 Maji –
Nëpër shumë familje do të shpërthen vaji !
Do të shpërthen vaji vetëm prej mërzisë –
Kur kujtojnë viktimat dhe vitet e zisë !

Dita e 5 Majit , është dita e çlirimit –
Të njërës prej kampeve tona t’ përqendrimit !
Kampi i Mauthausenit është kamp i robërisë –
I ngritur n’ qytetin Linz të Austrisë !

Ditën e 5 Majit , aty për çdo vjet –
Shkojnë me mijëra njerëz me flamuj t’ vet !
Shkojnë delegacione t’ panumërta prej fluksit –
T’i nderojnë viktimat e Holokaustit !

T’ burgosurit e parë , ishin ndërkombëtarë ,
Në mesin e tyre , kishte dhe shqiptarë ,
T’ cilët kanë ndërtuar një pjesë t’ kampit t’ shkretë –
Kanë ardhur në vitin 1938 !

Më 5 Maj 1945 , për t’ mirën e kësaj ane –
Kampi u çlirua nga ushtria amerikane !
N’ këtë kamp janë burgosur 190 mijë persona –
Ku 90 mijë kanë vdekur deri n’ vitet e vona !

Viktimat nga vende të ndryshme t’ Evropës –
Jo vetëm hebrenj , siç mendojnë njerëzit e botës !
“Dëshmitarët e Jehovait” disa t’ vdekur ishin –
Për shkak të besimit gjatë luftërave që kishin !

Kjo për shkak se nuk e nderonin flamurin ,
Nuk pranonin t’ shkonin në ushtri, për murin ,
Apo nuk i gënjenin dot autoritetet –
Të cilët drejtonin ushtritë edhe shtetet !…

Trekëndëshi , si shenjë në kamp kishte hy –
Për ta ditë arsyen , pse t’ kanë futë aty !?
Të futesh pa faj n’ kamp të përqendrimit ,
Të persekutohesh për shkak të besimit !

ARKATANA

Në kamp përveç tjerave shtete të Evropës –
Qëndron dhe flamuri i Shqipërisë dhe i Kosovës !
N’ kampin Mauthausen , mes t’ burgosurve ndërkombëtarë –
Kanë vdekur rreth 450 shqiptarë !
N’ mesin e shumë njerëzve , nga të katër anë –
N’ Mauthausen kanë vdekur gjyshërit , baballarët tanë !
Kur t’ kemi mundësi vijmë e i vizitojmë –
Trupat e tyre t’ djegur , ne i përkujtojmë !…

Mbaj mend kur i morën shumë njerëz prej shtëpisë –
Kryesisht nga Vlora e shtetit t’ Shqipërisë !
I pikasnin te piaca , mu përballë bashkisë
Dhe ua jepnin rrugën e largët të robërisë !

Nuk morën veç njerëz që ishin kundërshtarë ,
Por , morën dhe mjekë , mësues e arsimtarë !…
Pa arsye i mblidhnin njerëzit turra – turra ,
Sigurisht t’ burgosurit ishin të gjithë burra !

Kampi Mauthausen i famshëm për “Shkallë t’ Vdekjes” –
T’ burgosurit ngjisnin shkallë me gurë t’ rëndë prej peshës !
Vendosnin gurin në trup , radhiteshin njëri pas tjetrit –
Nëse do t’ binte dikush , binin tjerët prej efektit !

Më të fortët zgjidhnin për t’u pushkatuar –
Quhej vdekje e lehtë , gjoja për t’u nderuar !
Ose t’ shtynin tinëzisht një t’ burgosur tjetër –
Nga pas , që të vdiste , e ai të vazhdonte jetën !

Nga tmerri i zi për ta gjetur shpëtimin –
Shumica prej tyre , zgjidhnin pushkatimin !
Vdekje tjera kishte në dhomë me gaz dore –
Disa i përdornin për eksperimente shkencore !

Ushqime të pakta – vdisnin nga uria ,
Te dhoma ku digjeshin trupat – n’ mure pllaka e fotografia ,
Me emra t’ personave që kanë humbë jetën aty
Dhe trupat e tyre nuk shihen ma me sy !…

Pashë një flamur shqiptar dhe një pllakë mermeri –
Ku shkruheshin emrat me mbishkrim n’ shenjë nderi :
“Bijve tanë trima që ranë me idealin e lirisë në zemër !” –
N’ dhomë pashë shqiptarë t’ ngjitur me fotografi dhe emër !

Përveç gjurmëve shqiptare , pashë skulpturë t’ vërtetë –
Të Odhise Paskalit , e bërë më 1968 !
Një ushtar shqiptar , poshtë ushtarin gjerman e zënë –
Kjo vepër është bërë nga Shqipëria , kastile për kampin Mauthausen !

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.