RCCOLA

Kamomili, tretmani natyral për hemorroide

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Hemorroidet janë ënjtjet në vena dhe përreth anusit. Shumë njerëz hemorroidet i konsiderojnë të turpshme dhe hezitojnë në kërkimin e ndihmës. Kamomili mund të përdoret si një bimë efektive për të trajtuar hemorroidet në mënyrë natyrale në shtëpi.

ÇFARË JANË HEMORROIDET?

Hemorroidet shfaqen si pasojë e inflamacionit në vena përreth rektumit dhe anusit. Ënjtjet mund të shkaktojnë dhimbje në prekje dhe shkaktojnë telashe gjatë jashtëqitjes. Hemorroidet mund të shkaktohen si pasojë e shumë faktorëve. Kapsllëku dhe periudhat e prolongimit mund të shkaktojnë hemorroidet. Diarreja po ashtu shkakton shtimin e hemorroideve. Po ashtu edhe gratë shtatzëna vuajnë nga hemorroidet, transmeton gazeta Kosova Sot.

KAMOMILI PËR HEMORROIDET

Nganjëherë hemorroidet mund të ikin vetvetiu, pas një jave, por se mund të rrinë dhe të ketë nevojë për intervenim për t’i hequr. Kamomili është një bimë e hatashme për të lehtësuar gjendjen. Kamomili ka shumë veti shëruese që ndihmojnë në qetësimin e sistemit nervor, zbutin sistemin tretës dhe vepron kundër inflamacioneve.

KAMOMIL DHE TRËNDAFIL

Për ta krijuar këtë infuzion, vloni 250 ml embrione gruri në një enë bashkë me 10 g kamomil pluhur dhe petalet e dy trëndafilave. E vloni për së paku një orë. Këtë përzierje e përdorni për të lehtësuar dhimbjen.

UBT

VAJI I KAMOMILIT

Vaji i kamomilit mund të blihet nëpër shitore të ushqimeve të shëndetshme. Aplikojeni këtë losion të butë drejt te hemorroidet tuaja dhe do të ndjeni lehtësim të menjëhershëm.

INFUZION ME KAMOMIL

Kjo recetë është ideale për të krijuar një banjë për të parandaluar dhimbjet. Për ta krijuar këtë infuzion thjesht shtoni një grusht gjethe kamomili në tri litra ujë të vluar dhe e lini të qëndrojë për 10 minuta. Uluni në këtë përzierje derisa të ndiheni më mirë.

ÇAJ KAMOMILI

Kamomili është i përsosur për ta shtuar në ujë dhe për të krijuar një çaj për të pastruar lëkurën dhe kujdesin ndaj hemorroideve. Hidhni një grusht gjethe kamomili në një litër me ujë dhe e lini të qëndrojë për 10 minuta. Mund të përdorni edhe qeska kamomili. Banja me çaj kamomili ndihmon në reduktimin e inflamacioneve dhe mund ta pini po ashtu.

(Kosova Sot)