Kamomili, Ilaçi më i vjetër i mjekësisë popullore
Kamomili për të gjithë njihet si bimë shëruese. Ka aromë dhe shije të hatashme. Kamomili është një nga bimët më të vjetra popullore.
PËR LËKURË MË TË BUKUR
Mjafton që njëherë në javë të laheni me çaj kamomili në mënyrë që lëkura të jetë më e butë dhe më e bukur.
ILAÇ PËR QETËSIM
Një lugë me gjethe të kamomilit e përzieni me dy decilitra ujë të vluar, më pas e mbuloni dhe e lini për 15 minuta, e ata që duan çaj të fortë, prisni një orë.
HAP OREKSIN
Dy lugë kamomil i përzieni me dy decilitra ujë të vluar, i mbuloni dhe e lini të pushojë për një orë, e më pas procedoni. Çajin ta konsumoni të ftohtë dhe të ëmbëltuar.
PARANDALON RËNIEN E FLOKUT
Secili që ka probleme me rënien e flokut me rastin e shpëlarjes së flokut përdorni çajin e kamomilit. Në një litër ujë hidhni katër lugë bimë, e mbuloni dhe me të shpëlani flokun.
ZBUT DHIMBJET MENSTRUALE
Lugën plot me kamomil e përzieni me 2,5 decilitra qumësht të vluar, e procedoni dhe kompresat e ngrohta i vendosni në stomak. Dhimbjet shpejt largohen.
(Kosova Sot)


