Fundamenti

Kamioni shtyp për vdekje 10 vjeçaren shqiptare

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Dhimbje e madhe ka kapluar familjen shqiptare Jahiji nga Derdingeni i Soloturnit. Familja ka humbur vajzën 10 vjeçe në një aksident trafiku. Qenan Jahiji (44) ka treguar për Blick për tragjedinë që ka ndodhur të premten e kaluar. Ai për herë të fundit e kishte parë vajzën e tij të madhe Majlinden të enjten mbrëma. Qenanin tregon për Blick se si e kishte përshëndetur për herë të fundit në dhomën e saj të fjetjes Majlinden. Ajo u përgjigj: „Flej mirë, Babi“.

Ditën e nesërme babai i Majlindës shkon në punë herët. Në ora 15 ai është kthyer në shtëpi me gruan e tij, Shyreten (35) dhe vajzën tjetër, Eliza (6).

“Majlinda ka pasur deri në ora15 orë të edukatës fizike në shkollë. “, tregon babai.

Familja shqiptare nuk e di si ka ndodhur rasti: Majlinda do të duhej me biçikletën e saj në orën 15.10 nga vend parkim i Coopit të kalojë rrugën Steinmattstrasse. Në këtë moment vjen në rrugën kryesore një kamion duke e shkelur 10-vjecaren për vdekje.

Aksidentin e kishte shkaktuar një shofer zviceran 63-vjeçar. “Unë nuk mund të jem i zemëruar me të,” thotë babai i Majlindës, Qenan Jahiji.

HW

„Si një postier e di se diçka e tillë mund tu ndodhë të gjithëve, kur kamionët dhe fëmijët janë në lëvizje” Megjithatë, ai pyet: “Pse ai u kthye në këtë rrugë që të çon në një zonë me shpejtësi të kufizuar 30 km/h? „Ju lutem shoferë të dashur, të jeni të kujdesshëm në ato lagje! “, ka porositur i pikëlluar Jahiji

Si ka ndodhur aksidenti ende është e paqartë. Prokuroria ka inicuar procedurën penale për aksidentin. “Gjykimi nuk na e rikthen vajzën tone, e cila tri ditë më vonë do ta festonte ditëlindjen e saj të njëmbëdhjetë», thotë Jahiji.

Albinfo merr vesh se familja Jahiji ka udhtuar sot për vendlindje për të varrosur vajzën e tyre në fshatin Verban të Bujanocit në Luginën e Preshevës.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.