Kameramani gjilanas në botën e filmit
Gjilan – Kameramani nga Gjilani Ilir Ahmeti i cili tani e 22 vite është i dashuruar në syrin e kamerës i cili me punën e tij profesionale po dëshmon se është një talent i jashtëzakonshëm në optikën e kamerës.
Puna e tij profesionale u dëshmua edhe në filmin “5 euro” të regjisorit të talentuar Don Raqa në festivalin e filmit në Tetovë “Watchout” i cili film u shpallë më i miri i metrazhit të shkurt filmik. “Është ky edicioni i katërt që mbahet i këtij lloji të filmit i cili organizohet nga CBC Loja. Ky festival i filmit mbahet në ambiente të hapura, duke dëshmuar kualitetet tona dhe për këtë jam shumë i lumtur dhe punën që e ka bërw regjisori Raqa është për çdo lëvdatë”, tregon kameramani Ilir Ahmeti.
Puna e palodhshme e kameramanit gjilanas Ilir Ahmetit u dëshmua edhe në filmin e radhës i cili u mbajt në Irland. Ky festival i filmit organizohet nga këshilli Irlandez për të Drejtat Civile i cili merret me të drejtat e njeriut.
Në filmin konkurrues “Where is Don?” të regjisores More Raqa ka treguar cilësi të larta me temën për shkeljen e të drejtave të njeriut, dhe kërcënimi i shprehjes së lirë .”Nga 1000 mijë filma konkurrues të festivalit ‘ICCL Human Rights Film Awards’ filmi “Where is Don?” të regjisores brilante More Raqa është përzgjedhur në mesin e 6 filmave më të mirë. Regjisorja në këtë film 10 minutësh paraqet historinë e një gazetareje që jeton nën presion të vazhdueshëm për shkak të shkrimeve të saja”, shpjegon Ahmeti.
Në jurinë profesionale të këtij festivali ka pasur shumë emra të njohur Irlandez ndër ta ishin edhe fitues të filmit Oskar, Kristen Sheridan, Nicky Pehlan, Tomm Moore, Brenda Fricker etj.
Ceremonia e filmit më të mirë në mesin e këtyre 6 filmave do të mbahet këto ditë duke u shpallur filmi më i mirë.
Kameramani Ilir Ahmeti shpreson se shumë shpejt do të jetë pjesë e një projekti të madh filmik në Britani apo në Gjermani.”Jemi në kontakt me disa kompani filmike, por depërtimi ynë në këto kompani është shumë i vështirë për shkak mjeteve financiare, por shpresoj se me kualitetin që kemi dhe profesionalizmin e xhirimeve të cilat i kemi përcjell tek këto kompani shpresojmë se do të marrim përgjigje pozitive”, ka bërë të ditur për rajonipress Ahmeti.
Kameramani ilir Ahmeti tani ka zënë vend në mesin e më të mirëve duke dëshmuar me xhirimet e tij në shumë projekte dhe klipe të estradës Kosovare./rajonipress/


