United Hospital

Kamer Qaka arrin marrëveshje me Steaua Bukureshtin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamer Qaka ka bërë lëvizjen e madhe në karrierë duke nënshkruar me klubin e madh nga Rumania, Steaua Bukuresht.

Mesfushori ka udhëtuar këtë të martë drejt kryeqytetit ku ka takuar drejtuesit e Steauas për ta mbyllur marrëveshjen.
Marrëveshja është arritur pasi klubi i Steauas pagoi 500 mijë euro te Poli Iasit, skuadra aktuale e Qakës.

Qaka nga kjo marrëveshje do të marrë një pagë prej 12 mijë euro në muaj për vitin e parë.

Uji Dea

Por paga e tij shkon në rritje në çdo vit, duke u shtuar në 13 mijë euro për sezonin e dytë, 14 mijë euro për sezonin e tretë dhe për të arritur në 15 mijë euro në muaj për sezonin e fundit.

Qaka konsiderohet si një përforcim i rëndësishëm për mesfushën e Steauas.

Steaua është në garë me Cluj për titullin e kampionit në Rumani dhe ardhja e tij është përshëndetur dhe nga tifozët e klubit rumun. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.