Hidromorava

Kamenicës me AKR do t`i kthehet jeta

/ 4 minuta lexim

Nga Donika Surdulli – Ditët që sapo i lëmë pas, ishin ditë solidariteti, gëzimi dhe mbi të gjitha ditë urimi, për qytetarët e besimit Islam, gjithandej, dëgjoheshin fjalë , urime (për hair), apo me fat, të shoqëruara edhe me ndonjë grosh bakllave apo ndonjë ëmbëlsirë, tek të gjithë Kosovarët dhe Shqiptarët, pa dallime feje, moshe apo gjinie.

Këto urime kishin një shkas,e ky shkas ishte pikërisht festa e Kurban Bajramit… Shumë do të doja që në qytetin e Kamenicës (vendin e prejardhjes sime), të dëgjoja këto urime edhe pas përfundimit të festës së Kurban Bajramit. Por, duke i kujtuar vitet e kaluara, me duhet të them se këto urime dhe këtë solidaritet nuk e kam dëgjuar asnjëherë edhe pas përfundimit të ndonjë feste fetare, apo ndonjë feste kombëtare apo ndërkombëtare si festa e pavarësisë, dita e flamurit, apo festat e fund vitit… Kjo jo pse qytetarët Kamenicas, nuk janë solidarizues në mes veti, se nuk kanë tradita për të uruar, apo për të ofruar mikpritje. Në të kundërtën, qytetarët Kamenicas, janë të shquar për këto virtyte. Por, ky mos ‘solidaritet dhe shprehi urimi’ ishte dhe është rezultat i shumë faktorëve.

Tek qytetarët Kamenicas, urimet po ekzistojnë gjatë tërë kohës, por pak më ndryshe. Kudo deri më tash mund të dëgjosh urimet “Shpresoj, së shpejti e gjen një punë të mirë, Shpresoj bëhet mirë, Shpresoj të kemi ujë..Shpresoj , e shumë e shumë Shpresoj të tjera “.

Kësaj fjale “Shpresoj “, të pa nevojshme për qytetarin Kamenicas, po i vije fundi dhe ky fund është pikërisht 3 nëntori dhe lidhet me emrin e zotit Fatmir Matoshit, dhe AKR-së, alternatives së vetme për Kamenicasit dhe gjithë Kosovarët. Për gjithë qytetarët Kamenicas dhe për gjithë Kosovën, data 3 nëntor do të jetë e shenjët, sikurse festa e Kurban Bajramit. Por, për dallim nga festa e Kurban Bajramit, ku qytetarët Kamenicas ndanin në mes vete ndonjë grosh bakllave apo ëmbëlsirë tjetër, me 3 nëntor qytetarët Kamenicas në vend të groshit të bakllavës do ta japin votën e tyre, për kandidatin nga radhët e AKR-së.

Kështu, qytetarët Kamenicas me votën e tyre për AKR-në, do ti japin fund edhe pakënaqësive, brengave dhe halleve të shumta me të cilat ballafaqohen çdo ditë. Kamenicës do t`i kthehet jeta sërish, Kamenicasit do të urojnë çdo herë, ndërsa ata do të jenë të prirur nga një lider i cili do të jetë vërtet i tyre, në mesin e tyre dhe çdo herë do të punoj vetëm për ta.

Mobi Casa

Qytetarëve Kamenicas me AKR-në dhe zotin Fatmir Matoshin, do të kenë elementet bazike për jetën, si ujin, rrymën, infrastrukturën rrugore, shkollore, administratë fleksibile e të pa korruptuar, parqe, çerdhe për fëmijë, qendra rinore, shtëpia të pleqve e mbi të gjitha zhvillim ekonomik dhe punësim.

Kjo për arsyeje se fuqia e vërtet e AKR-së, dhe z. Fatmir Matoshit, kandidatit për kryetar të Kamenicës qëndron në besimin dhe vullnetin e qytetarëve për të jetuar më mirë, për të bërë jetë të dinjitetshme për vete dhe familjet e tyre.

Me 3 nëntor, sërish në Kamenicë, do të dëgjohen shprehjet PËR HAJR, Urime, me fat dhe buzëqeshja e qytetarëve Kamenicas sërish do të kthehet, sepse pikërisht me 3 nëntor, për qytetarët Kamenicas, ëmbëlsira e vetëm do të jetë AKR e cila do ta marr besimin për të qeverisur.

Kurse fitorja e AKR-së dhe fitoren e zotit Fatmir Matoshit,mbi të gjitha do të jetë fitore e qytetarëve të Kamenicës…

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga festa e Kurban Bajramit, edhe një herë po shfrytëzoj rastin që të ju uroj qytetarëve Kamenicas dhe gjithë qytetarëve të besimit Islam, festen e Kurban Bajramit, duke uruar kështu me një për hajr , edhe fitoren e madhe të zotit Fatmir Matoshit, dhe të gjithë qytetarëve Kamenicas, e cila do të dëshmohet me 3 nëntor.