UBT

Kamenicën e vizituan zyrtarët e lartë të Këshillit të Evropës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani dhe nënkryetari Fatmir Matoshi, pritën sot në takim zëvendës shefin e misionit të Këshillit të Evropës në Kosovë, Andrew Forde dhe koordinatorin e projektit për Evropën Juglindore Emir Adzovic.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin mes Komunës së Kamenicës dhe Këshillit të Evropës – Misioni në Kosovë në përgjithësi dhe për implementimin e Projektit “Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të minoriteteve në Evropën Juglindore” në veçanti.

Kamenica është ndër katër komunat përfituese të këtij projekti në Kosovë, dhe në mesin e 36 komunave përfituese në Evropën Juglindore.

Uji Dea

Realizimi me sukses i këtij projekti është biletë për projekte të tjera më të mëdha dhe më të rëndësishme u tha në këtë takim.

Zyrtarët e Këshillit të Evropës thanë se Kamenica ka aplikuar dhe është shpërblyer për shkak të projektit shumë të mirë që ka ofruar, ndërsa Kryetari Sinani u zotua se ky projekt do të zbatohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në takim ishte i pranishëm edhe menaxheri i prokurimit Ejup Kastrati./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.