ARKATANA

Kamenicë: Rriten të hyrat nga tatimi në pronë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Faton Biqkaj zëdhënës i komunës së Kamenicës thotë për rajonipress se të hyrat nga tatimi në pronë kanë shënuar rritje dhe ky është rezultat i vetëdijesimit të qytetareve se nga këto të hyra ata mund të ndryshojnë përmes projekteve mjedisin ku jetojnë.

Në Komunën e Kamenicës është tejkaluar për këtë vit për muajin qershor plani për 3361.27 euro apo për gjashtë muaj ka tejkaluar atë për 4043.02 euro ose shprehur në përqindje është tejkaluar për 3.64 %. Realizmi i planit është arritur në 79.35% thotë për rajonipress Faton Biqkaj zëdhënës i komunës.

Sipas tij këto të dhëna janë krahasuar me vitin paraprak 2013 dhe me muajin qershor të po këtij viti. “Trendi i të hyrave nga tatimi në pronë është pozitiv dhe ne jemi munduar që të njoftojmë qytetarët me kohë mbi rëndësinë që ka pagesa e tatimit në pronë. Nga të hyrat e tatimit zhvillohet edhe komuna sepse kemi më shumë mundësi që të realizojmë projekte në dobi të tyre” shprehet Biqkaj.

Fundamenti

Biqkaj shpreson se me ardhjen e mërgimtarëve arka e komunës mund të rritet edhe më shumë pasiqë ata në ditët e tyre të pushimit paguajnë edhe këstet e mbetura.

Zyrtarët komunal në Kamenicë thanë se pavarësisht trendit pozitiv të inkasimit nga tatimi në pronë në këtë kategori të inkasimit borxhe kanë edhe disa biznese dhe kategori tjera. “Të gjitha këtyre kategorive duhet tu dërgohet vërejtja e fundit në mënyrë që të binden qytetarët se paraja e tyre e ndryshon mjedisin ku ai vet jeton” tha Biqkaj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.