UBT

Kamenica shpëton nga vërshimet- sanon vetëm dëmet e rrugëve

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Faton Biqkaj zëdhënës i komunës tha se në Kamenicë nuk ka pasur dëme nga shiu, por vetëm është intervenuar në disa fshatra malore si në Ajnovc, Strezovc, Krilevë, Tugjec, Meshinë e Dashnicë.

Biqkaj tha se deri tani nuk janë raportuar nga qytetarët vetëm dëme materiale me përjashtim të bllokimit të rrugëve.”Nuk ka pasur vërshime sikurse në Gjilan. Ekipet tona janë në teren dhe janë marrë gjatë gjithë kohës me sanimin e disa rrugëve nëpër fshatrat malore të cilat megjithatë nuk janë dëme të pariparueshme” tha Biqkaj.

UBT

Biqkaj tha se Komuna e Kamenicës nuk do të kërkojë ndihmë nga Qeveria, ndërsa janë në pritje të kërkesës së tyre nga vërshimet e mëhershme që goditën këtë qytet.

Biqkaj tha se autoritetet komunale kanë intervenuar për të hapur rrugët në fshatrat Ajnovc, Strezovc, Krilevë, Tugjec, Meshinë e Dashnicë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.