Kamenica shmang kaosin në trafik

Kamenicë – Refik Latifaj kryeinspektor në Kamenicë tha për rajonipress se Inspektorët komunal të Kamenicës kanë filluar të vënë rregull në trafik. Nga sot ata të shoqëruar edhe nga policia i kanë detyruar autobusët e të gjitha linjave që të parkohen në stacionin e autobusëve, duke shmangur kaosin në të cilin kanë vepruar deri më tash.
Latifaj tha se autobusët janë ndalur kudo që kanë dashur ndërsa deri në gjysmë ore kanë qëndruar afër udhëkryqit që vjen nga gjimnazi. “Në stacion sot janë parë të parkuar edhe autobusët e “Jedinstvo” e “Kolasin Prevoz” që llogariten si vija ndërkombëtare pasi që operojnë nga Serbia në Kosovë” tha Latifaj.
Sipas tij as autobusët që mbajnë vijat për Gjilan e Prishtinë nuk janë nisur gjatë vitit të fundit nga stacioni i autobusëve, por nisjet i kanë bërë nga lagja “Malësia” duke e ngarkuar komunikacionin dhe duke krijuar probleme për këmbësorët sepse ajo rrugë nuk posedon as trotuar.”Besoj që ky aksion e shmang kaosin në trafik dhe realisht në Kamenicë po vendoset rendi e disiplina edhe në këtë segment” tha Latifaj./rajonipress/