Hidromorava

Kamenica shënon “Ditën Ndërkombëtare për mundësi të barabarta profesionale për personat me aftësi të kufizuar”

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut pranë Administratës së Përgjithshme në Kamenicë ka shënuar 17 Tetorin-Ditën Ndërkombëtare për Mundësi të Barabarta Profesionale për Personat me Aftësi të Kufizuara.

Shënimi i kësaj dite ka për qëllim që Personat me Aftësi të Kufizuar, qofshin studentë apo punë-kërkues, të kenë mundësinë që për disa ditë të punojnë në një profesion, i cili u përshtatet interesave të tyre për zhvillimin e karrierës.

Andaj me iniciativë të Koordinatores së NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati dhe me mbështetjen e Kryetarit të Komunës, Kadri Rahimaj, për shënimin e kësaj dite, u mundësua punësimi i shtatë personave me aftësi të kufizuar.

Hidromorava

Shtatë persona me aftësi të kufizuar u punësuan në drejtoritë komunale, duke përfshirë Drejtorinë e Administratës, Drejtorinë e Buxhetit dhe Financave, si dhe në Drejtorinë e Arsimit.

Gjatë gjithë javës personave në fjalë do t’ ju ipet mundësia të marrin përvoja konkrete në punët që kryhen në sektore të ndryshme të drejtorive.

Të punësuarit u shprehën shumë mirënjohës dhe falënderues për iniciativën dhe mbështetjen nga ana e komunës./rajonipress/