RCCOLA

Kamenica revidon planin zhvillimor komunal, i hap mundësi investimeve të ndryshme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal në Kamenicë këshilltarët e saj komunal e kanë ndryshuar vendimin për revidimin e planin zhvillimor komunal me të vetmen arsye që tu hapet rrugë investimeve të ndryshme. Begzad Sinani e quan hap shumë pozitiv këtë ndryshim.

Në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Kamenicës këshilltarët e saj kanë ndryshuar vendimin e planit zhvillimor komunal.

Këshilltarët komunal të të gjitha grupimeve e kanë bërë këtë hap të ndryshim vendimit për revidimin e planit zhvillimor komunal për të pasur mundësi më të lehta për investime të ndryshme në Komunën e Kamenicës.

Mobi Casa

Kuvendarët, duke u bazuar në rëndësinë që ka ky ndryshim vendimi në krijimin e mundësive për investitorët e mundshëm, e kanë aprovuar njëzëri këtë pikë.

Begzad Sinani ndërkaq e ka quajtur hap shumë pozitiv këtë aprovim dhe këtë ndryshim të këtij vendimi. “Ne po bëjmë përpjekje maksimale që të joshen investitorët dhe kemi shumë premtime prej tyre që do të jenë të pranishëm në Kamenicë dhe do të investojnë në sektor të ndryshëm. Ne ndërkaq atyre po ua krijojmë rrugët ligjore në mënyrë që ata mos ta kenë asnjë problem” tha Sinani./rajonipress/