Kamenica qytet me ambient të pastër
Kamenicë – Komuna Kamenicës po i kushton rëndësi të madhe ambientit, duke krijuar sa më shumë hapësira të gjelbëruara, si dhe mirëmbajtjes së atyre ekzistuese.
Qyteti duket i bukur dhe tërheqës, pastërtia në nivel të duhur, qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë që po vijnë në pushime, po gjejnë një ambient të këndshëm, ata dhe qytetarët tjerë po shprehen të kënaqur me shtimin e hapësirave gjelbëruese dhe mirëmbajtjen e tyre, institucionet kërkojnë që edhe qytetarët të jenë të kujdesshëm në ruajtjen këtyre bukurive të qytetit tonë.
Begzad Sinani thotë se jemi të përkushtuar që të krijojmë sa më shumë hapësira të gjelbëruara dhe të mirëmbajmë ato që të kemi një ambient më të pastër në komunën tonë.”Qytetarët po vlerësojnë punën tonë në mirëmbajtjen e tyre, po ashtu falënderoj kompaninë Qendra kopshtare për mirëmbajtjen e gjelbërimit” ka shkruar Sinani./rajonipress/




