Kamenica qytet i vogël, por i pasur me natyrë të mrekullueshme

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Kreu i Kamenicës Qëndron Kastrati ka postuar disa foto të qytetit të Kamenicës në këtë kohë vjeshte dhe i mahnitur nga pamjet e dronit e ka quajtur qytet të vogël, por të pasur me natyrë të mrekullueshme e njerëz të mirë.

Mobi Casa

Kanë mjaftuar disa foto të Arian Mavriqit që tregojnë një pamje të mahnitshme vjeshte të qytetit të Kamenicës, për kryetarin e saj Qëndron Kastratin dhe ti jap epitetin e qytetit të mrekullueshëm. “Pamje nga droni të Kamenicës shumëngjyrëshe. Qytet i vogël, por i pasur me natyrë të mrekullueshme e me njerëz të mirë” ka shkruar Kastrati./rajonipress/