Mobi Casa

Kamenica promovon prodhimet bujqësore përmes organizatës zvicerane “Caritas”

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kamenicë – Komuna e Kamenicës nënshkruan marrëveshje me organizatën zvicerane “Caritas”, rreth promovimit të prodhimtarisë bujqësore. Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati dhe përfaqësuesi i organizatës zvicerane Caritas Veton Rruka, kanë nënshkruar marrëveshje rreth promovimit të prodhimtarisë bujqësore.

Të pranishëm në nënshkrimin e kësaj marrëveshje ishin edhe Drejtori Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kamenicë Naim Arifi, si dhe zyrtari Qëndrim Dërmaku nga kjo drejtori.

Kryetari Qëndron Kastrati në këtë takim ka falënderuar organizatën zvicerane Caritas për përzgjedhjen e komunës së Kamenicës në këtë projekt.

UBT

“Jam i lumtur dhe falënderues që Komuna e Kamenicës është përzgjedhur për këtë projekt. Ne së bashku me organizatën Germin jemi duke e bërë një hulumtim të tregut dhe potencialit të Kamenicës në të ardhmen për zhvillim, ku për shkak të specifikave duhet të orientohemi dhe ta kemi prioritetin kryesor bujqësinë. Sipas tyre dhe sipas mendimit tonë ky është potenciali më i madh në Kamenicë ”, tha ai.

Veton Rruka nga organizata zvicerane Caritas , falënderoi Kryetarin Kastrati dhe Drejtorin Arifi për bashkëpunimin duke thënë se Kamenicën e kanë në fokus.
“Faleminderit juve për bashkëpunimin. Pakoja është e kompletuar ashtu që fermerit i konvenon mjaft shumë. Kamenicën e kemi në fokus dhe do të vazhdojmë me këtë projekt. Përvoja në komunën tuaj është mjaft e mirë”, tha ai.

Ndryshe, qëllimet kryesore të këtij projekti janë: Promovimi dhe prodhimi i frutave manore, mjaltit, bimëve mjekësore dhe aromatike (BMFA); Certifikimi i fermerëve me standardet organike të prodhimit për kultivuesit e BMFA; Edukimi, trajnimi dhe ngritja e vetëdijes së fermerëve për prodhimtarinë bujqësore si dhe Themelimi i zinxhirit të vlerave për kultivuesit./rajonipress/