Kamenica pritet të hap një zyre për diasporën

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, ka pritur Elbasan Morinën, përfaqësues i projektit Diaspora për Zhvillim-Zyra Zvicerane. Në këtë takim të pranishëm ishin edhe Nexhmije Kallaba Zyrtare për Integrime Evropian, njëherit zyrtare për diasporë dhe Teuta Kastrati zyrtare për kthim.
Qëllimi i këtij takimi ishte hapja e një zyreje për ndërlidhje me diasporën. Elbasan Morina përfaqësues i projektit Diaspora për Zhvillim-Zyra Zvicerane, ka thënë se qëllimi është krijimi i një zyre për ndërlidhje me diasporën. “Me hapjen e kësaj zyre në komunën e Kamenicës, do të veproj së zbatuari politikat në lidhje me diasporën si dhe ndërmarrjen e veprimeve dhe sigurimin e mbështetjes institucionale të nevojshme për forcimin e lidhjeve ndërmjet Komunës dhe diasporës. “ tha Morina.
Ai tha se hapja e kësaj zyreje është edhe mundësia e konkurrimit në projekte konkrete e sidomos në bashkëpunim me projektin diaspora për zhvillim, po natyrisht edhe ministrisë. “Në këtë mënyrë do të krijohet adresa e trajtimit të çështjeve të ndryshme të cilat e preokupojnë diasporën tonë”.
Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, falënderoj Morinën për vizitën e bërë, njëherit tha se do të shikohet mundësia për hapjen e një zyre në objektin e Shtëpisë së Kulturës “ Isa Kastrati“ në Kamenicë./rajonipress/