UBT

Kamenica pret të rregullojë sistemin e adresave në qytet e fshatra

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Është mbajtur takimi me kryetarët e këshillave lokale të komunës së Kamenicës. Në këtë takim morën pjesë 21 kryetarë të këshillave lokale. Qëllimi i këtij takimi ishte që të njoftohen për sistemin e adresave në qytet dhe fshatra.

Drejtori i drejtorisë, për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Ilir Kastrati, më gjerësisht foli edhe për ligjin për sistemin e adresave. “Qëllimi i këtij ligji është të përcaktoj dhe rregulloj mënyrën e krijimit dhe të administrimit të sistemit të adresave, përcaktimin e kritereve dhe identifikimin e çdo ndërtese, objekti dhe parcele kadastrale të lirë në territorin e Republikës së Kosovës” ka thënë Kastrati.

Ai tha se do të mbahen takime në qytet dhe në çdo fshat ku do tu shpjegojmë për sistemin e adresave si dhe do t’i dëgjojmë edhe propozimet e nga ana e banorëve të këtyre lokaliteteve. Në sistemimin e adresave, dy emra të njëjtë në Komunë të Kamenicës, nuk duhet të ekzistojnë, për shkak se në program bien ndesh njëri me tjetrin.

Eco Higjiena

Ramush Ismajli, përfaqësues nga drejtoria e Kadastrit, Gjeodezisë dhe Pronësisë, thotë se deri më 1 korrik të këtij viti duhet të vendosen të gjitha emrat në Komunën e Kamenicës, derisa në komunën tonë janë evidentuar 550 rrugë në gjitha lokalitete.

“Elementet e një adrese janë: emri i Komunës, emri i fshatit, emri i Zonës së Qarkullimit Publik në të cilin objekt ka një dalje, numri i ndërtesës, numri i hyrjes, numri i katit, numri i banesës dhe kodi postar” ka thënë Ismajli.

Kryetarët e Këshillave Lokale, thonë se ky projekt është shumë i qëlluar, ngase në të ardhmen nëse do të kemi ndonjë ftesë, do të dihet adresa se ku banojmë. Po ashtu, ata thanë se nuk do të marrin asnjë vendim pa konsultim me banorët./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.