Fundamenti

Kamenica pranon kopjet e dokumentacionit të ofiqarisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në Komunën e Kamenicës janë sjellur kopjet e librave amëz të gjendjes civile, të cilat kohë më parë kishin arritur nga Serbia në Prishtinë. Ato në Prishtinë iu dorëzuan drejtorit të Administratës komunale Enver Ajvazit nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ajvazi tha se kthimi i kopjeve është rezultat i zhvillimit të bisedimeve Kosovë – Serbi me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtarë. Sipas drejtorit të Administratës, janë pranuar të gjitha llojet e librave si, të lindjes , martesës dhe vdekjes, për gjitha vendbanimet e komunës ku këtu hyjnë edhe fshatrat e komunës se Ranillukut që ishin pjesë e komunës së Kamenicës.

Këto libra do t’i shpërndahen Komunës së Ranillugut, po ashtu edhe zyrave të vendit në Muqivërc dhe Hogosht.

Uji Dea

“Megjithëse, janë kopje dhe janë kthyer me një vonesë të madhe pas 14 vitesh, këto dokumente kanë vlerën e veçantë për qytetarët e komunës sonë të cilat për 14 vite kanë bredhur e maltretuar, nëpër zyrat e qyteteve të ndryshme të Serbisë, por edhe duke shpenzuar mjete financiare, për sigurimin e dokumenteve të ndryshme personale e familjare” tha Ajvazi.

Sipas tij me kthimin e tyre nga dita e sotme nuk do ketë rast që qytetari të kërkojë ndonjë dokument apo çfarëdo certifikate në shtetin e Serbisë. Në fund drejtori Ajvazi, shprehët se qytetarët e komunës së Kamenicës, tani e tutje t’i drejtohen zyrave të vendit për gjendje civile dhe të informohen për shënimet personale apo familjare që kanë nevojë për realizimin e çështjeve familjare, si statusore apo trashëgimore.

Me këto dokumente mund t`i realizojnë kërkesat e ndryshme përmes procedurave administrative apo gjykatës pa pengesa në pajisjen e dokumenteve ku mund t`i realizojnë përmes procedurave administrative e gjyqësore pa pengesa tha Ajvazi./rajonipress/