UBT

Kamenica planifikon ndërtimin e stacioneve hidrometrike dhe hidrometeorologjike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati është takuar sot me ushtruesin e detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe drejtoreshën e Institutit Hidro-meteorologjik të Kosovës, Letafete Latifi.

Në këtë takim u diskutua për projektin “Hidrosistemi Kikë- Kremenatë”, i cili financohet nga MMPH-ja.

Në kuadër të këtij projekti, kryetari Kastrati dhe u.d ministri Matoshi kanë rënë dakord që të ndërtohen tri stacione hidrometrike dhe dy stacione meteorologjike të cilat do të bëjnë matjen e nivelit të ujërave dhe do të shërbejnë për studimin e fizibilitetit.

Hidromorava

Kryetari Qëndron Kastrati tha se ndërtimi i stacioneve hidrometrike dhe hidrometeorologjike është i domosdoshëm për komunën tonë.
“Ne e kemi bërë strategjinë për zhvillim për ujëra në Kosovës ku është paraparë vendosja e tri stacioneve ujëmatëse dhe të shiut që do të bëjnë matjen në periudhë një vjeçare”, tha Kastrati.

Ndërsa u.d ministri Matoshi tha se Hidrosistemi Kikë-Kremenatë është prioritet i ministrisë që ai e drejton dhe se janë dukë ndërmarrë hapa konkret në realizimin e këtij projekti./rajonipress/