Eko Higjiena

Kamenica pjesë e projektit evropian për transparencë, Rahimaj pret drejtuesit e Agjencisë për Informim dhe Privatësi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka pritur në takim Komisioneren e Agjencia për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku, Drejtoren e Përgjithshme të agjencisë, Lumnije Demi, si dhe Egzon Sylaj.

Gjatë takimit është diskutuar për projektin “Open Data Government”, i cili mbikëqyret nga Council of Europe dhe synon rritjen e transparencës institucionale përmes hapjes së të dhënave dhe publikimit të dokumenteve të rëndësishme në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në kuadër të këtij projekti, pesë institucione do të përzgjidhen si institucione pilot, ndërsa pjesë e projektit do të jetë edhe Komuna e Kamenicës.

Kadri Rahimaj ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm me Agjencinë për Informim dhe Privatësi, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për avancimin e transparencës dhe qasjes së qytetarëve në dokumente publike.

Uji Dea

“Deri më tani kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë, duke marrë mbështetje për çdo çështje që lidhet me dokumentet e qasshme dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe në këtë projekt, me synimin që Komuna të jetë sa më e hapur dhe transparente ndaj qytetarëve”, ka deklaruar Rahimaj.

Ai shtoi se fakti që projekti udhëhiqet nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, të cilën e cilësoi si një ndër institucionet më kredibile në vend, e bën bashkëpunimin edhe më të rëndësishëm.

Nga ana tjetër, Komisionerja Krenare Sogojeva Dërmaku falënderoi Komunën e Kamenicës për bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se komuna është përzgjedhur në këtë projekt për shkak të përkushtimit të treguar deri më tani në rritjen e transparencës institucionale ndaj qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.