ARKATANA

Kamenica pjesë e Konferencës për lansimin e fushatës vetëdijësuese për platformën kombëtare për mbrojtje nga diskriminimi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut, njëherësh Zyrtare për Mbrojtje nga Diskriminimi, znj. Nazmije Demolli Kastrati, në cilësinë e panelistes përfaqësoi Komunën e Kamenicës në Konferencën lansuese të fushatës vetëdijësuese për Platformën Kombëtare për Mbrojtje nga Diskriminimi për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, të organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Gjatë panelit, znj. Demolli Kastrati prezantoi përvojat dhe praktikat e mira të Komunës së Kamenicës në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut, si dhe në forcimin e mekanizmave për adresimin e rasteve të diskriminimit.

Në këtë Konferencë, ajo promovoi videospotin vetëdijësues për mbrojtje nga diskriminimi, në të cilin morën pjesë akterë të rëndësishëm institucional, pjesëtar të komunitetit rom dhe OJQ, të cilët dhanë mesazhe të rëndësishme për mbrojtjen nga diskriminimi. Videospoti u prit me interesim dhe vlerësim të lartë nga organizatorët dhe pjesëmarrësit.

HW

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, z. Habit Hajradinaj, shprehu mirënjohje dhe falënderim të veçantë për znj. Demolli Kastrati, duke e cilësuar kontributin dhe punën e saj të jashtëzakonshme në fushën e të drejtave të njeriut si model në nivel vendi.

Në këtë Konferencë pjesëmarrëse ishte edhe Kosovare Maroca Berisha, Zyrtare për Barazi Gjinore.
Konferenca shërbeu si thirrje për reflektim dhe angazhim të shtuar, me qëllim që në nivel lokal dhe qendror të ndërtohet një shoqëri ku askush nuk mbetet pas dhe ku barazia shndërrohet në realitet të përditshëm për të gjithë qytetarët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.