Hidromorava

Kamenica përkujton dëshmorët

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan-Me rastin e 13 vjetorit të rënies së dëshmorit Asllan Thaçi, në fshatin Karaçevë të Poshtme është mbajtur tubim përkujtimorë kushtuar jetës dhe veprës së dëshmorit Asllan Thaçit.

Në këtë tubim pos familjarëve të dëshmorit të pranishëm ishin edhe Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli me bashkëpunëtorë si dhe qytetarë të fshatit Karaçevë e më gjerë.

Shaip Surdulli tha se Asllan Thaçi është një dëshmorë i kombit që ka lënë shumë vepra dhe punë për t`i përkujtuar ato. “Ai punoi për solidaritet,informim,për shkollë,për aktivitet të LDK-së,për sport të klubit futbollistik “Kaolini” etj. Kurrë nuk zbehej energjia dhe vullneti për punë deri në vetëmohim. Ishte i palodhshëm për punë dhe aktivitet”tha ai.

“Jeta e Asllanit ishte përballje, betejë e pandërprerë, një vepër e veçantë si trashëgim për të gjithë ata që e duan lirinë, atdheun, kombin, njeriun. Çdo herë kemi dhembje të madhe për humbjen e më të dashurve tanë, edhe unë personalisht kam shumë kujtime për Asllanin,sepse kemi qenë bashkëvendës, bashkegjeneratë,bashkeveprimtar” tha ndër të tjera Surdulli.

Uji Dea

Ramadan Guda drejtor i shkollës fillore “ Asllan Thaçi” tha sot po përkujtojmë njërën ndër figurat më të rëndësishme dhe më të respektuara të historisë sonë më të re sikur e cila tërë jetën ishte në shërbim të realizimit të aspiratave tona kombëtare.

“Sot këtu pranë lapidarit të dëshmorëve po përkujtojmë jetën dhe veprën e njeriut tonë të dashur, të sinqertë, humanistit dhe aktivistit të palodhshëm të çështjes kombëtare, juristit tonë të shkëlqyer i cili me aktin e tij heroik, sikurse edhe shumë dëshmorë të tjerë bënë që Kosova të jetë shtet i pavarur” tha drejtori Guda.

Kurse, Urim Thaçi djali i dëshmorit Asllan Thaçi, falënderoj gjithë të pranishmit. Në këtë tubim janë recituar disa poezi, si dhe janë kënduar disa këngë, ndërsa në fund u vendosën kurora lulesh.

Edhe në fshatin Rogaçicë, për nderë të 13 vjetorit të rënies së dëshmorëve Emin e Selver
Kryeziut si dhe martirit Nevzad Kryeziut janë bërë homazhe si dhe janë vendosur kurora lulesh./rajonipress/