Kamenica përkujton dëshmorët në ditën e çlirimit të saj
Kamenicë – Janë përkujtuar dëshmorët e komunës së Kamenicës për nder të Ditës së Çlirimit. Kryetari i komunës Begzad Sinani dhe zyrtarët tjerë komunal kanë bërë homazhe dëshmorëve të komunës së Kamenicës.
Pas vizitave të varrezave është mbajtur seancë e Kuvendit Komunal, ku kryetari Begzad Sinani, tha para këshilltarëve komunal se i fton të gjithë që me punë, bashkërisht të realizohen aspiratat për një vend më të zhvilluar.
Për një fjalë rasti kryesuesi i Kuvendit Bajram Dërmaku tha se kjo ditë ishte ëndrra e realizuar jo vetëm e gjeneratave të tanishme, por e sa gjeneratave të kaluara, që për kontributin e tyre duhet tu jemi mirënjohës, tha veç tjerash Dërmaku.
Aktivitetet tjera për nder të ditës së çlirimit do të vazhdojnë sipas agjendës të cilën është
publikuar më herët./rajonipress/


