ARKATANA

Kamenica përkujton dëshmorët

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Dëshmorët me sakrificën e tyre i dhanë krenarinë atdheut dhe të gjithë popullit. Ata vulosën me gjakun e tyre besnikërinë dhe devotshmërinë e përjetshme për vendin që i lindi dhe i rriti. Falë gjakut të derdhur, punës dhe sakrificës së popullit liridashës dhe ndihmës së faktorit ndërkombëtarë në krye me SHBA-të, populli ynë sot jeton i lirë dhe dinjitoz, e fëmijët rriten të gëzuar e pa frikë nga terrori barbar tha Shaip Surdulli.

Me rastin e 14 vjetorit të rënies së dëshmorit Asllan Thaçi, të shtunën në Karaçevë të Poshtme është mbajtur tubim përkujtimorë. Në këtë tubim i pranishëm ishte edhe Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli me bashkëpunëtorë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të këtij fshati e më gjerë.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, u shpreh se dëshmori i kombit Asllan Thaçi dhe dëshmorët e tjerë nuk janë më në mesin tonë, por vepra e tyre heroike kurrë nuk vdesin. “Prandaj përulemi me nderim, sepse atyre u detyrohemi me të shtrenjtën gjë që ka njeriu i qytetëruar, dinjitetin dhe lirinë”.

Surdulli, tha se Asllani dallohej për sjellje të mirë, për punë profesionale si jurist, për humanitet që gjithmonë e ka pasur edhe përkrahjen e familjes për aktivitet solidar, të informimit dhe aktivitetet tjera kombëtare.

“Dëshmorët me sakrificën e tyre i dhanë krenarinë atdheut dhe të gjithë popullit. Ata vulosën me gjakun e tyre besnikërinë dhe devotshmërinë e përjetshme për vendin që i lindi dhe i rriti. Falë gjakut të derdhur, punës dhe sakrificës së popullit liridashës dhe ndihmës së faktorit ndërkombëtarë në krye me SHBA-të, populli ynë sot jeton i lirë dhe dinjitoz, e fëmijët rriten të gëzuar e pa frikë nga terrori barbar” tha Surdulli.

Ndërkaq, Ramadan Guda, drejtor i shkollës fillore “Asllan Thaçi” ndër të tjera tha se: jemi tubuar sot për të përkujtuar njërën ndër figurat më të rëndësishme dhe më të respektueshme të historisë sonë më të re, figurë e cila tërë jetën ishte në shërbim të realizimit të aspiratave tona kombëtare.

Eco Higjiena

“Sot këtu pranë lapidarit të dëshmorëve po përkujtojmë jetën dhe veprën e njeriut tonë të dashur, të sinqertë, humanistit e aktivistit të palodhshëm të çështjes kombëtare, juristit tonë të shkëlqyer i cili me aktin e tij heroik sikurse edhe shumë dëshmorë të tjerë bënë që Kosova të jetë shtet i pavarur” tha drejtori Guda.

Tubim përkujtimor është mbajtur edhe me rastin e 14 vjetorit të rënies së Selver e Emin Kryeziun dhe martirin Nevzad Kryeziu

Edhe këtu Surdulli tha se dëshmorët e kombit gjatë gjithë kohës janë të respektuar për idealin e tyre për çlirim, për guximin dhe vendosmërinë që e kanë pasur për flijimin edhe të jetës së tyre, për veprën heroike që e kanë dëshmuar .

“Ata kurrë nuk do të harrohen dhe kurrë nuk do të vdesin, por gjithmonë do të mbeten në freskinë e mendjes së qytetarëve, do të mbesin në kujtesën e popullit tonë” tha Surdulli.

Tutje Surdulli tha se para 14 viteve ne nuk e kishim as lirinë, ishim në ankth në mes jetës dhe vdekjes. Në atë kohë ndodhën shumë vrasje, dhunime, plaçkitje, djegie të shtëpive e shumë gjëra të këqija ndaj popullit shqiptarë nga ushtria, policia e paramilitarët serbë.

Ndërkaq, në emër të familjarëve, foli Ruzhdi Kryeziu, babai i dëshmorit Emin Kryeziu, i cili falënderoi të gjithë për pjesëmarrje në këtë tubim. Në fund u vunë kurora lulesh para lapidarit të dëshmorëve Selver dhe Emni Kryeziu, si dhe tek varri i martirit Nevzad Kryeziu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.