UBT

Kamenica përgatitë strategjinë për diasporën

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati së bashku me drejtoreshën ekzekutive të organizatës Germin, Liza Gashi, përfaqësuesin e shoqatës “Koretini”, Adhurim Maka dhe një pjesë të ekipës që është formuar për përpilimin e strategjisë për diasporën, kanë diskutuar për format e bashkëpunimit.

Kryetari Kastrati tha se janë shumë të interesuar si qeverisje që ta përfshijnë diasporën në nivelin komunal.

Uji Dea

Ai tha se janë dakorduar që të zhvillojnë takime më të shpeshta dhe komunikime virtuale me diasporën dhe shoqatat që veprojnë atje.
“Deri në fillim të muajit dhjetor, do ta kemi të definuar planin e veprimit për diasporën”, ka thënë kryetari Kastrati./rajonipress/